×
  • Ekonomi
  • Bota/Rajoni
  • Auto
  • Auto

    Vlera e kompanisë Tesla bie për 50 miliardë dollarë

    FrontOnline
    23 Shtator 2020

    Investitorët i larguan 50 miliardë dollarë nga vlera e tregut të kompanisë Tesla pavarësisht premtimit të shefit ekzekutiv të saj, Elon Musk, për ta ulur çmimin e veturave elektronike deri në 25 mijë dollarë, por jo para tre vjetëve.

    Vlera e kësaj kompanie në treg ra për 20 miliardë dollarë vetëm dy orë para mbylljes së tregut të martën, pasi shefi dhe zyrtarët e tjerë të kompanisë i prezantuan strategjitë prodhuese dhe baterinë e re për vetura elektrike. Aksionet u mbyllën me 5.6 për qind rënie dhe pas disa orëve ranë përsëri për 6.9 për qind.

    Investitorët kishin pritur dy njoftime të rëndësishme në ditën që Musk e kishte quajtur “Dita e Baterisë” – zhvillimin e një baterie me të cilën mund të udhëtohet një milion milje dhe që qëndron mbi dhjetë vjet si dhe një cak të saktësuar për zvogëlimin e kostos. Megjithatë, asnjëra prej këtyre nuk u ofrua.

    Musk premtoi se në vitet e ardhshme do ta përgjysmojë çmimin e baterisë në mënyrë që çmimi i veturave elektrike të jetë i përballueshëm, shkruan Reuters.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni15 Korrik 2025
    Përfaqësuesja e lartë e BE-së për politikën e jashtme dhe sigurinë, Kaja Kallas, deklaroi se vendet anëtare të Bashkimit Evropian janë afër...
    Bota/Rajoni15 Korrik 2025
    Një 39-vjeçar është kapur në Greqi, pasi që i njëjti gjatë muajit shkurt kishte tentuar të vriste një person në Korçë. Policia...
    Bota/Rajoni15 Korrik 2025
    Presidenti amerikan Donald Trump, tha se ishte i zhgënjyer, por nuk kam mbaruar punë me presidentin rus Vladimir Putin, sipas një interviste...
    Të tjera
    Bota/Rajoni15 Korrik 2025
    Një 39-vjeçar është kapur në Greqi, pasi që i njëjti gjatë muajit shkurt kishte tentuar të vriste një person në Korçë. Policia...
    Lajme15 Korrik 2025
    Një person e ka humbur jetën si pasojë e një vetaksidenti me fatalitet në autostradën “Ibrahim Rugova”. Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi...
    Sport15 Korrik 2025
    Saga e gjatë e merkatos mes Milanit dhe Club Brugget për Ardon Jasharin vijon të marrë zhvillime të reja. Mesfushori i talentuar...
    Lajme15 Korrik 2025
    Ndërmarrja “Sport Marketing Prishtina” ka njoftuar se pishina e Gërmisë do të jetë e mbyllur për pesë ditë, nga data 15 korrik...
    Lajme15 Korrik 2025
    Mbrëmë, kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pati një darkë pune me të Dërguarën e Posaçme të Mbretërisë së...
    Lajme15 Korrik 2025
    Gazetari Shkëlzen Dakajt, pronar i gazetës Infokus, thotë se lidhjet e Gentian Sulo, pronari i kompanisë “Noa Energy Trade”  shkojnë shumë më...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.