Kryetari i Nismës Socialdemokrate në Drenas, Isa Xhemajli, për FrontOnline. ka komentuar sot aderimin e Altin Krasniqit, djalit të Jakup Krasniqit, i cili ishte kryetar i Këshillit Kombëtar të NISMA-s , në Partinë Demokratike të Kosovës.
Xhemajli e cilësoi këtë vendim si një “zgjedhje personale” të Altin Krasniqit, duke theksuar se ai tashmë është në moshë të pjekur për të marrë vendime të tilla.
“Është zgjidhja e tij personale, djali tash është në moshë të pjekur,” tha Xhemajli, duke shtuar se ky veprim është një fazë tranzitore, që mund të krahasohet me lëvizjet e lojtarëve në futboll.
Ai shtoj duke thënë se Krasniqi, nuk është ndonjë figure që njerëzit e njohin për diçka.
“Disa dalin këndej, disa shkojnë andej, kështu që nuk mendoj se është ndonjë figurë që njerëzit e njohin për ndonjë punë që ka bërë në shkencë, art, kulturë, apo ndonjë krijimtari.” u shpreh Xhemajli nga NISMA për FrontOnline.
Xhemajli u shpreh gjithashtu se këto ndryshime nuk janë të pazakonta, por për Kosovën janë pjesë e fushatave dhe periudhave tranzitore, duke theksuar se ato mund të mos jenë të “normale”, por janë të zakonshme në këtë kontekst.
Komentet e Xhemajlit vijnë pas njoftimit të aderimit të Altin Krasniqit në PDK, duke shtuar një tjetër element në dinamikën politike të Kosovës./FrontOnline/
Kush e bindi djalin e Jakup Krasniqit të aderoj në PDK? Flet Ramiz Lladrovci