×
  • Lajme
  • Lajme

    Ndodh edhe kjo: Hajni vjedh ditarët e një shkolle në Pejë, kapet nga kamerat e sigurisë

    FrontOnline
    04 Dhjetor 2024

    Jo rrallëherë shkollat fillore e të mesme në vendin tonë, janë cak i hajnave dhe kryesisht ka pasur raste të vjedhjeve të pajisjeve të ndryshme dhe inventarit. Një rast i tillë i vjedhjes ka ndodhur mbrëmë në shkollën fillore në fshatin Jabllanicë e Vogël në Pejë dhe u denoncua sot nga drejtori, raporton Gazeta Sinjali.

    Hajni ka hyrë dhunshëm, duke shkatërruar dritaren dhe sallën e arsimtarëve dhe ka depërtuar brenda pa u penguar, kjo pasi objekti gjate natës nuk ka roje për shkak se ka kamera të sigurisë.

    Siç merr vesh Sinjali, i dyshuari ka arritur t’i vjedhë katër ditarë të klasave të ndryshme dhe të zhduket me shpejtësi, por që gjithçka është regjistruar në pamjet e kamerave.

    Pasi u zbulua sot incidenti, drejtori i shkollës ka kërkuar ndihmën e Policisë dhe ka raportuar rastin.

    Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse dhe janë ndërmarrë veprimet e nevojshme.

    Lidhur me rastin, me urdhër të Prokurorit të Shtetit kanë nisur hetimet për “Vjedhje të rëndë”.

    Nga Rubrika
    Lajme14 Janar 2025
    Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut ka reaguar sot lidhur me suspendimin e para disa të ditëve të...
    Lajme14 Janar 2025
    Prokuroria Themelore në Gjilan, i ka kërkuar Gjykatës Themelore caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit E.H., pasi i njëjti dyshohet...
    Lajme14 Janar 2025
    Gjykata Themelore në Prishtinë ka marrë aktvendim me të cilin ka refuzuar si të pabazuara kërkesat për hudhje të aktakuzës dhe kundërshtim...
    Të tjera
    Lajme14 Janar 2025
    Komandanti i KFOR-it, Enrico Barduani, ka thënë se sulmi në Banjskë dhe ai në Ibër Lepenc, janë dy raste të ndara. Ai...
    Lajme14 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga PDK me numër 58, Ramë Vataj, ka shpalosur programin elektoral në praninë e një numri të madh qytetarësh...
    Zgjedhjet 202514 Janar 2025
    Kandidati për deputet dhe ish-shefi i diplomacisë kosovare, Enver Hoxhaj, përmes një video në Facebook, ka thënë se PDK garanton parneritet të...
    Lajme14 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga PDK, Nait Hasani, ka publikuar një postim të ngrohtë për mësuesin Sahit, duke e cilësuar atë si një...
    Vip14 Janar 2025
    Disa konflikte paraprake që kishin ndër këto javë qëndrimi në shtëpinë më të famshme, nxitën një tjetër debat mes dy banorëve. Ishte...
    Vip14 Janar 2025
    Driloni i ka thënë troç Xhenetës, se sipas tij Gjesti nuk do ta pres atë jashtë. Ai madje ia përmendi edhe shokët...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.