×
  • Sport
  • Sport

    Peja fiton duelin dramatik ndaj Sigal Prishtinës

    FrontOnline
    04 Dhjetor 2024

    Peja ka triumfuar në ndeshjen e parë çerekfinale të Kupës së Kosovës në basketboll ndaj Sigal Prishtinës me rezultat 74:71, në një sfidë plot rivalitet dhe dramë deri në fund.

    Ndeshjet e Kupës për meshkuj nisën të mërkurën, ku vëmendjen kryesore e tërhoqi përballja mes dy rivalëve të vjetër.

    Peja e ka mbyllur çerekun e parë në epërsi 20:16, por Prishtina ka reaguar fuqishëm duke fituar çerekun e dytë 23:21.

    Çereku i tretë i ka takuar Prishtinës, e cila ka krijuar një epërsi prej tetë pikësh, 56:48, por vendasit kanë ngushtuar diferencën në katër pikë, 58:54.

    Çereku i katërt ka nisur me një treshe vendimtare të Dardan Berishës që e ka kaluar Pejën në epërsi, 59:58. Nga ai moment, vendasit kanë arritur ta ruajnë kontrollin dhe të sigurojnë fitoren.

    Tristan Ikpe ka qenë lojtari më i mirë te Peja me njëzet e tri pikë e gjashtë kërcime. Dardan Berisha kontribuoi me gjashtëmbëdhjetë pikë, ndërsa Jacquez Yow ka shtuar dhjetë pikë e shtatë kërcime. Amin Hot ka spikatur me nëntë pikë, katër kërcime dhe pesë asistime.

    Te Prishtina është dalluar Josh Nzeakor me njëzet e dy pikë dhe tetë kërcime, ndërsa Damiree Burns ka regjistruar nëntë pikë e dhjetë kërcime.

    Ndeshja e kthimit, që do të zhvillohet në Prishtinë, do të përcaktojë gjysmëfinalistin.

    Ndërkohë, të enjten do të zhvillohen edhe dy ndeshje tjera çerekfinale: Proton Cable Prizreni përballet me Trepçën, ndërsa Bora me Bashkimin.

    Fituesit përfundimtarë të çerekfinaleve do të mësohen pas ndeshjeve të kthimit javën e ardhshme./RTK

    Nga Rubrika
    Sport16 Janar 2025
    Epokës së Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo mbi Topin e Artë i ka ardhur fundi, pasi mesfushori i Manchester City, Rodri u...
    Sport16 Janar 2025
    Leutrim Krasniqi nuk është më trajner i Vëllaznimit. Klubi gjakovar ka njoftuar përmes faqes zyrtare në rrjetet sociale se i ka ndarë...
    Sport16 Janar 2025
    Ylli i FC Barcelonës, Gavi, ka lavdëruar bashkëlojtarin e tij, Lamine Yamal, duke e cilësuar si lojtari më i mirë në botë...
    Të tjera
    Vip16 Janar 2025
    Biznesmeni i njohur, Elton Ilirjani, ka ndarë një rrëfim prekës për situatën e rëndë që po kalon këngëtarja e njohur shqiptare Parashqevi...
    Bota/Rajoni16 Janar 2025
    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është shprehur se i është hapur dera një familjeje të shpërngulur nga Gaza. Përmes një postimi në...
    Zgjedhjet 202516 Janar 2025
    Ramë Vataj, kandidat për deputet nga radhët e PDK-së ka takuar banorët e fshatit Bukosh. Vataj ka thënë se fshati Bukosh ka...
    Lajme16 Janar 2025
    Një incident i zjarrit ka ndodhur sot në lagjen Emshir në Prishtinë. Si pasojë 13 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore. Zjarri ndodhi...
    Lajme16 Janar 2025
    Kandidati për kryeministër i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, duke folur për programin zhvillimor qeverisës të kësaj partie, ka theksuar...
    Lajme16 Janar 2025
    Kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Bedri Hamza, në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, ka folur edhe për rritjen...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.