×
  • Lajme
  • Lajme

    Gashi nga Washingtoni: Rrezikshmëria në veri, tendencë e Rusisë për destabilizim në Evropë

    FrontOnline
    04 Dhjetor 2024

    Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi në “Politiko” ka folur për pjesëmarrjen dhe përvojën në Forumin e Inteligjencës Parlamentare, i cili po mbahet në Washington.

    Drejtpërdrejt nga Washingtoni, Gashi ka bërë të ditur se kanë disktuar për sigurinë nacionale, shërbimet e inteligjencës,  luftën kundër terrorizmit si dhe ndikimin kinez.

    “Problemet kryesore që u diskutuan sot në ditën e parë kanë të bëjnë me sigurinë globale dhe ndikimi kinez”, ka thënë Gashi në “Politiko” me Kushtrim Sadikun.

    Tutje, ai ka bërë me dije se ka pasur edhe takime me presidentë të vendeve që nuk e kanë njohur Kosovën.

    “Patëm takime sporadike me vende që nuk e kanë njohur Kosovën. Takova presidentin e parlamentit Filipinas. Patëm një diskutim interesant”, ka thënë ai.

    Gashi ka theksuar se delegacioni kosovar në Washington është duke i paraqitur problemet me të cilat po përballet Kosova në vazhdimësi.

    “Folëm edhe për rastin e Kosovës ku janë problemet e fundit që po shfaqen në vazhdimësi ku është edhe tendencë e Rusisë për ta destabilizuar këtë pjesë të Evropës. Si delegacion po mundohemi që problemet që i ka Kosova t’i shfaqim”, ka thënë ai.

    Nga Rubrika
    Lajme16 Janar 2025
    Drejtoresha e Qendrës për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës, Feride Rushiti, ka bërë të ditur se ajo dhe janë nominuar për...
    Lajme16 Janar 2025
    Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, në emisionin “Rubikon”, është pyetur nëse do të ketë...
    Lajme16 Janar 2025
    Kandidati për kryeministër i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, mbylli ditën e enjte me një takim në fshatin Mushtisht. Sipas Abdixhikut,...
    Të tjera
    Vip16 Janar 2025
    Biznesmeni i njohur, Elton Ilirjani, ka ndarë një rrëfim prekës për situatën e rëndë që po kalon këngëtarja e njohur shqiptare Parashqevi...
    Bota/Rajoni16 Janar 2025
    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është shprehur se i është hapur dera një familjeje të shpërngulur nga Gaza. Përmes një postimi në...
    Zgjedhjet 202516 Janar 2025
    Ramë Vataj, kandidat për deputet nga radhët e PDK-së ka takuar banorët e fshatit Bukosh. Vataj ka thënë se fshati Bukosh ka...
    Lajme16 Janar 2025
    Një incident i zjarrit ka ndodhur sot në lagjen Emshir në Prishtinë. Si pasojë 13 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore. Zjarri ndodhi...
    Lajme16 Janar 2025
    Kandidati për kryeministër i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, duke folur për programin zhvillimor qeverisës të kësaj partie, ka theksuar...
    Lajme16 Janar 2025
    Kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Bedri Hamza, në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, ka folur edhe për rritjen...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.