×
  • Lajme
  • Lajme

    Musa: Procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së ka hyrë në fazën finale

    FrontOnline
    04 Dhjetor 2024

    Me gjyqin po vazhdojnë të përballen ish-krerët e UÇK-së, por për krime të pretenduara lufte. Dëshmitari Sokol Bashota ka vazhduar dëshminë për ditën e katërt para Dhomave të Specializuara në Hagë. Atij iu prezantuan nga prokuroria disa deklarata që i kishte dhënë vite më parë për Tribunalin e Hagës.

    Për këtë reagoi mbrojtja e Veselit e cila e kritikoi prokurorinë se po e cilëson dëshmitarin të anshëm dhe jo të besueshëm.

    Seanca u shoqërua me momente të pazakonta kur ish-presidenti Thaçi ngriti dorën edhe u ngrit në këmbë ku kërkoi të konsultohej me avokatët e tij

    E për rrjedhen e kësaj seance avokati Skënder Musa tha në “Lajmet e Fundit” në RTK, se procesi gjyqësor ka hyrë në fazën finale dhe është normale që të ketë përballje më të ashpra në mes të avokatëve mbrojtës dhe prokurorit special.

    Sipas tij, trupi gjykues duhet të jetë neutral arbitër e jo të tentojë vetëm të vertetojë fakte që janë në aktakuzë, por të provojë edhe fakte që shkojnë në favorë të të akuzuarëve.

    Ai shtoi se këtë rol trupi gjykues shpeshherë nuk po e luan për sepse siç tha ai, në shumicën e rasteve është në anën e akuzës, e sipas Musës, kjo po shihet edhe përmes transmetimeve publike në mjetet e informimit.

    “Ajo që ra në sy nga ana e prokurorit është se prokurori është përpjekur ti marrë disa pjesë të deklaratave të dhëna më herët në proceset tjera gjyqësore dhe të cilat nuk mund të përdoren direkt si prova në një proces tjetër gjyqësor për shkak se në kohën kur janë dhënë në Hagë janë dhënë në një tjetër kontekst kohor dhe ligjor, ndërkaq tash është tjetër situatë dhe dëshmitari më të drejtë përpiqet ta prezantojë realitetin se si ka ndodh në kohët e luftës dhe cilat kanë qenë kompetencat e tij në bazë të funksionit që ka pasë dhe për aq sa ka pasur njohuri se cilat janë kompetencat e Shtabit të Përgjithshëm, anëtarëve, zëdhënësitpor edhe prokurorit të luftës dhe në bazë të asaj që tha nuk ka mundur asnjëherë me ushtruar detyrën”, tha Musa.

    Nga Rubrika
    Lajme14 Janar 2025
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, e ka pritur në takim Ambasadorin William Walker. E para e shtetit e falënderoi Walkerin për kontributin...
    Lajme14 Janar 2025
    Peter Sorensen pritet ta pasojë Miroslav Lajçak në rolin e emisarit të dialogut Kosovë-Serbi. Siç shkruan sot Radio Evropa e Lirë, në...
    Lajme14 Janar 2025
    Nesër Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prishtinës do të mbajë konferencë për media në ora 10:00 për rastin e Liridona Ademjat. Pjesë...
    Të tjera
    Bota/Rajoni14 Janar 2025
    Instituti Ndërkombëtar Republikan (IRI) sapo ka publikuar Anketën Kombëtare për Shqipërinë, ku spikat një mbështetje e lartë e qytetarëve për SPAK-un, i...
    Vip14 Janar 2025
    Këngëtarja e njohur, Elvana Gjata është shumë pranë ndjekësve të saj në rrjetet sociale, me postime të ndryshme. Edhe sot ajo ka...
    Bota/Rajoni14 Janar 2025
    Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e së martës në autostradën Tiranë-Durrës, ku janë përfshirë një kamion dhe një makinë e...
    Bota/Rajoni14 Janar 2025
    Deputetët e Parlamentit Evropian kanë diskutuar këtë të martë mbi progresin e dhjetë vendeve që synojnë anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Gjatë debatit të tyre...
    Front TV14 Janar 2025
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se në këtë fushatë nuk e ka ndërmend të merret me kundërkandidatë,...
    Vip14 Janar 2025
    Xheneta pasi nuk është futur në pishinën e oborrit, gjeti një mënyrë tjetër. Ajo është kthyer brenda në shtëpi, duke bërë dush...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.