×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti takon Komisioneren për Zgjerim të BE-së, kërkon largimin e masave ndaj Kosovës

    FrontOnline
    04 Dhjetor 2024

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në Bruksel u mirëprit nga Komisionerja e Bashkimit Evropian për Zgjerim, Marta Kos, me të cilët diskutuan për avancimin e procesit të integrimit të Kosovës në BE dhe për përparimet e arritura në agjendën e reformave evropiane e reformave institucionale në Kosovë.

    “Kryeministri u shpreh se Republika e Kosovës është shembull shumë i mirë që zhvillimi ekonomik dhe progresi demokratik mund të ecin krah për krah. Ai theksoi përkushtimin e Qeverisë për zbatimin e Planit të Rritjes, i cili është instrumenti kryesor për rritjen ekonomike dhe përshpejtimin e procesit të integrimit në BE. Me këtë rast, përmendi zbatimin e agjendës së reformave ERA II e cila deri në fund të vitit 2023 ka arritur shkallë zbatimi prej 72%, nga 45% sa ka qenë në qeverisjet e kaluara, dhe shumë reforma që kishin mbetur si rekomandime por të pazbatuara me vite të tëra e që gjetën epilog me qeverisjen tone”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.

    Tutje bëhet e ditur se Kurti e ka njoftuar komisioneren Kos mbi detajet dhe informacionet në lidhje me sulmin kinetik terrorist të së premtes së 29 nëntorit në kanalin e Ibër-Lepencit.

    “Ndërkohë që hetimet për sulmin e fundit po vazhdojnë, kryeministri nënvizoi që në mesin e konfiskimeve të bëra në lidhje me rastin, krahas armatimit dhe municioneve, janë gjetur edhe 74 emblema ushtarake, prej të cilave 20 janë të njësive të ndryshme ushtarake ruse, përveç atyre serbe”, theksohet në njoftim.

    Në këtë takim të parë ndërmjet tyre që prej marrjes së detyrës së re nga znj. Kos, kryeministri Kurti u shpreh se përkushtimi i Republikës së Kosovës në zbatimin e reformave evropiane dhe linjëzimi i plotë me vlerat dhe politikën e jashtme të Bashkimit Evropian meriton pranimin e pyetësorit dhe marrjen e statusit të vendit kandidat, teksa po i afrohemi 2-vjetorit të dorëzimit të aplikimit për anëtarësim.

    Gjithashtu, ai bëri thirrje për largimin e masave ndaj Kosovës.

    Nga Rubrika
    Lajme16 Janar 2025
    Drejtoresha e Qendrës për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës, Feride Rushiti, ka bërë të ditur se ajo dhe janë nominuar për...
    Lajme16 Janar 2025
    Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, në emisionin “Rubikon”, është pyetur nëse do të ketë...
    Lajme16 Janar 2025
    Kandidati për kryeministër i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, mbylli ditën e enjte me një takim në fshatin Mushtisht. Sipas Abdixhikut,...
    Të tjera
    Vip16 Janar 2025
    Biznesmeni i njohur, Elton Ilirjani, ka ndarë një rrëfim prekës për situatën e rëndë që po kalon këngëtarja e njohur shqiptare Parashqevi...
    Bota/Rajoni16 Janar 2025
    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është shprehur se i është hapur dera një familjeje të shpërngulur nga Gaza. Përmes një postimi në...
    Zgjedhjet 202516 Janar 2025
    Ramë Vataj, kandidat për deputet nga radhët e PDK-së ka takuar banorët e fshatit Bukosh. Vataj ka thënë se fshati Bukosh ka...
    Lajme16 Janar 2025
    Një incident i zjarrit ka ndodhur sot në lagjen Emshir në Prishtinë. Si pasojë 13 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore. Zjarri ndodhi...
    Lajme16 Janar 2025
    Kandidati për kryeministër i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, duke folur për programin zhvillimor qeverisës të kësaj partie, ka theksuar...
    Lajme16 Janar 2025
    Kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Bedri Hamza, në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, ka folur edhe për rritjen...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.