×
  • Lajme
  • Lajme

    “Vetëvendosje jo vetëm që largoi njerëz nga partia, por u kërkoi të mos qëndrojnë më në Kosovë”

    FrontOnline
    21 Qershor 2020

    Ish-anëtari i VV-së tashmë në PSD, Zgjim Hyseni ka reaguar ndaj deklaratave të zyrtarëve të VV-së për largimin e Vjosa Osmanit nga LDK, duke thënë se të njëjtën e ka bërë kjo parti, madje u ka kërkuar edhe të largohen nga Kosova.

    Përmes një shkrimi në Facebook, Hyseni ka përmendur rastin e Aida Dërgutit.

    “Kujtojeni njëherë Aida Dërgutin. Ajo është kryqëzuar e kërcënuar më rëndë sesa Shkelzen Gashi. Asnjë demokrat nuk doli ta mbrojë sepse e tëra ishte orkestruar në VV. Më pas ia kerkuan dorezimin e pozitës së nënkryetares së Kuvendit me arsyetimin se ishte zgjedhur nga radhët e VV. Pse nuk ia kerkojnë Vjosës të njëjten sot. Edhe Vjosën, VV e propozoi.”, ka thënë ai.

    Ai shtoi ” U kërkove për një kohë mos të merren me politikë dhe mos të qëndrojnë në Kosovë. Ky është internim, jo thjesht largim”.

    Arbër Zaimi, ish-këshillari i ish-kryeministrit, Albin Kurti, sot përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje asnjëherë nuk ka larguar askënd.

    ” Në LV kurrë askujt nuk i kemi thënë ik. Pavarësisht pikëpamjeve. Madje edhe kur ka pasur fyerje. Edhe ata që kanë vendosur të ikin, para se ta bëjnë fakt të kryer, janë lutur të qëndrojnë. Kështu u arrit mbështetja e sotme mbi 50%”, ka shkruar Zaimi.

    https://www.facebook.com/zgjim.hyseni/posts/3243361335684165

    Arif Vladi me 17 shkurt në hotel Lake Side
    Nga Rubrika
    Lajme26 Korrik 2024
    Avokati Arianit Koci e ka cilësuar si të dyshimtë dhe të çuditshme atë që po ndodhë në Serbi me rastin e Faton...
    Lajme26 Korrik 2024
    Kandidati për prokuror të shtetit, D.M (emër i njohur për redaksinë) është ndaluar nga Prokuroria Themelore në Prizren si i dyshuar për...
    Lajme26 Korrik 2024
    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, në gjashtëvjetorin e vdekjes së simbolit të rezistencës kombëtare, Adem Demaçi, bëri homazhe dhe vendosi...
    Të tjera
    Sport26 Korrik 2024
    Ekipi Olimpik i Shqipërisë ka qenë prej shteteve të para që ka parakaluar mbi varka përgjatë lumit Senna në Paris. Shqipëria merr...
    Lajme26 Korrik 2024
    Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot një mbledhje në formë elektronike, ku ka marrë një vendim. Në këtë mbledhje, Qeveria ka ndryshuar...
    Lajme26 Korrik 2024
    Sot u bënë 6 vjet që nga vdekja e Adem Demaçit, e për përvjetorin e vdekjes së tij, reaguan shumë figura politike....
    Sport26 Korrik 2024
    Claudio Bravo pretendon se ishte më i mirë se Marc-Andre Ter Stegen kur mbërriti te Barcelona në verën e vitit 2014. Barça...
    Lajme26 Korrik 2024
    Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, sot ka publikuar një video nga Mitrovica e Veriut dhe nga kufiri i Kosovës me Serbinë...
    Lajme26 Korrik 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani përmes një paraqitje “live” nga Parisi ka thënë se për rreth 30 minuta pritet të fillojë ceremonia...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.