×
  • Lajme
  • Front TV
  • Front TV

    Vështirësohet puna/ Pacientët do të presin deri në 6 muaj për tu operuar

    FrontOnline
    30 Shtator 2020

    Për shkak të pandemisë Covid-19, pacientëve do t’i duhet të presin deri në 6 muaj për tu operuar në Klinikën e Kirurgjisë Abdominale.

    Vetëm rastet që janë urgjente do të arrijnë të operohen menjëherë, derisa rastet tjera duhet të presin sipas radhitjes në lista.

    Drejtori i Klinikes së Kirurgjisë Abdominale në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Ferat Sallahu, në një intervistë për Front Online, ka treguar se për shkak të ndërprerjes së operacioneve gjatë pandemisë, është zgjatur lista e pritjeve për rastet të cilat nuk janë emergjente.

    Ai ka thënë se nga muaji mars, kur ishin paraqitur rastet e para me Covid në Kosovë, janë trajtuar vetëm rastet urgjente, përfshirë këtu pacientët me tumore, të cilëve u është rrezikuar jeta.

    “Fatmirësisht në Kirurgjinë e Përgjithshme dhe Abdominale, listën e pritjes e kemi sjellur në zero. Ndërsa fatkeqësisht kjo periudhë na e ka zgjatur këtë listë dhe minimumi tani e kemi 5 deri në 6 muaj listën e pritjes për pacientët elektiv që duhet të fillojnë të operohen”, ka thënë ai për Front Online.

    Sallahu ka thënë se gjatë kësaj jave kanë filluar të planifikojnë operacionet, në mënyrë që sa më shpejt të arrijnë në nivelin ku kanë qenë para pandemisë.

    “Lista veçse është krijuar. Rastet që kanë qenë emergjente kanë marrë trajtim, rastet elektive tani janë të planifikuara dhe duhet në bazë të sistemit se si janë në listë të thirren dhe të kryhet intervenimi kirurgjik”, ka potencuar ai.

    Përndryshe, derisa kanë filluar të ofrohen shërbimet që nuk janë ofruar gjatë pandemisë, shërbimi i Laparaskopisë(Kryhen operacione pa bërë hapje të mëdha në bark) po vazhdon të mos kryhet.

    Kjo pasi që ka mungesë të dyoksidit të karbonit, andaj edhe nuk dihet se deri kur do të mungojë ky shërbim.

    “Për momentin shërbimi i cili nuk po funksionon është shërbimi i Laparaskopisë, pasi ka mungesë të dioksidit të karbonit. Janë disa procedura të cilat i kanë munguar QKUK-së që nuk i ka zbatuar për shkak të pandemisë. Shpresoj që në afatin më të shkurtë edhe kjo procedurë të kryhet dhe të furnizohemi me CO2”, ka shtuar ai për Front Online.

    12 pacientë me Covid janë operuar në Kirurgji

    Në Klinikën e Kirurgjisë Abdominale, po ashtu janë trajtuar edhe rastet me Covid-19.

    Drejtori i kësaj klinike ka treguar se 12 pacient të cilët janë trajtuar me ndërhyrje kirurgjike në këtë klinikë kanë qenë me Covid.

    Sipas tij, edhe pse pacientët kanë qenë të infektuar me virus, ata janë trajtuar në hapësira të ndara nga pacientët tjerë.

    “Numri i pacientëve gjatë periudhës së pandemisë që janë trajtuar me ndërhyrje kirurgjike, ka qenë 12. Prej tyre kanë qenë 8 urgjent ndërsa 4 elektiv. Pacientët urgjent kanë qenë kryesisht për abdomene akute, që është dashur të ndërhyhet patjetër, varësisht se ka rezultuar me Covid pozitiv”, ka theksuar ai për Front Online.

    Për shkak të rrezikut të përhapjes së virusit, nga kjo klinikë i është kërkuar pacientëve që të testohen për Covid.

    Megjithatë, kur rastet janë urgjente dhe nuk mund të priten rezultatet e testeve, punëtorët shëndetësorë operojnë pacientët duke u pajisur me të gjitha masat mbrojtëse.

    19 kirurg dhe 20 infermierë me Covid në Kirurgjinë Abdominale

    Përveç pacientëve, edhe stafi shëndetësorë i kësaj klinike ka rezultuar pozitiv me këtë virus, përfshirë këtu edhe vetë drejtorin Sallahu.

    Ai është shprehur se Klinika e Kirurgjisë e ka numrin më të madh të infektuarve me Covid-19, kjo për shkak se kontakti me pacientë është i drejtpërdrejtë.

    “Klinika e Kirurgjisë ndoshta e ka numrin më të madh të infektuarve me Covid-19. Arsyeja qëndron se kontakti është shumë më i drejtpërdrejtë. Ne kemi pasur 19 kirurg të infektuar me Covid dhe diku 27 infermiere”, ka thënë tutje ai

    Përndryshe, Sallahu ka ngritur edhe problemin me mungesën e infermierëve.

    Ai ka thënë se për shkak të shërbimeve që jepen në këtë klinikë, kanë nevojë për më shumë infermier.

    “Janë kryesisht problemet kur kemi mungesë e personelit të mesëm, për shkak se kirurgjia kërkon staf shtesë, sepse shumica e pacientëve janë të palëvizshëm, janë të operuar dhe kanë nevojë gjithmonë ndihmë të personelit. Kështu që mungesë e ndijë vetëm problemin e personelit të mesëm”, ka shtuar ai./Front Online/

    Nga Rubrika
    Lajme04 Prill 2025
    Një përplasje mes dy të rinjve në fshatin Dubravë të Ferizajt ka përfunduar me kërcënim me armë zjarri dhe ndërhyrje të njësisë...
    Lajme04 Prill 2025
    Të shtunën parashikohet mot me vranësira dhe intervale me diell, ku pritet lokalisht të ketë reshje kalimtare shiu. Era do të fryjë...
    Lajme04 Prill 2025
    Eksperti i ekonomisë nga Shqipëria, Adrian Civici thotë se marrëdhëniet ekonomike dhe tregtare mes Shqipërisë dhe Kosovës, më shumë janë sipërfaqësore sesa...
    Të tjera
    Bota/Rajoni04 Prill 2025
    Ministrja gjermane e shtetit për Evropën dhe Klimën, Anna Luhrmann, ka vizituar sot Banjallukën në Bosnje dhe Hercegovinë. Luhrmann tha se gjatë...
    Lajme04 Prill 2025
    Një prej gjeneralëve kryesorë amerikanë, Christopher Cavoli, duke raportuar para Senatit amerikan për forcat amerikane dhe për situatën e sigurisë nëpër vendet...
    Vip04 Prill 2025
    Në shtëpinë e Big Brother Vip Albania, Egli dhe Gjesti kanë pasur një moment argëtues mes njëri-tjetrit. Banori nga Kosova nuk po...
    Lajme04 Prill 2025
    Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati për GazetaDemos ka ndarë një moment të fortë gjatë qëndrimit të...
    Bota/Rajoni04 Prill 2025
    Përfaqësuesja e Lartë e Politikës së Jashtme të BE-së, Kaja Kallas, do të qëndrojë në Tiranë më 8 prill. KlanTV ka publikuar...
    Lajme04 Prill 2025
    Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRrE), ka ftuar mediat në takim, për të diskutuar çështjen e tarifave. Në një njoftim zyrtar, ZRrE-ja...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.