×
  • Lajme
  • Lajme

    Veseli kujton legjendën e futbollit: Kombëtarja e Kosovës e ka brenda vetes emrin dhe vlerat e Fadil Vokrrit

    FrontOnline
    09 Qershor 2020

    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Kadri Veseli, ka bërë homazhe tek varri i legjendës së futbollit shqiptar, Fadil Vokrri në dyvjetorin e vdekjes.

    Veseli nderoi jetën dhe veprën e Vokrrit, duke vendosur lule mbi varrin e tij, duke shtuar se ai e ndërkombëtarizoi futbollin kosovar me kontributin e tij të pashoq, njofton Klan Kosova.

    ”Guxoi të ëndërronte dhe nuk dështoi ta bënte realitet. Sot, në dyvjetorin e vdekjes e kujtojmë legjenden e futbollit, Fadil Vokrri.

    Bashkë me Gramozin dhe bashkëshorten e Fadilit dhe miq të tjerë, bëmë homazhe tek varri i tij.

    Ai e ndërkombëtarizoi futbollin kosovar me kontributin e tij të pashoq dhe bëri që emri i një vendi të vogël si Kosova të shfaqet në syrin e gjithë botës.

    Kombëtarja e Kosovës e ka brenda vetes emrin dhe vlerat e Fadil Vokrrit dhe ne i jemi falënderues sot e përgjithmonë. Ëndrra vazhdon për kualifikim në Euro 2020 ??”.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.