×
  • Lajme
  • Lajme

    Veseli: Albin Kurti e bëri hero Vuçiqin në CNN për 1.000 teste

    FrontOnline
    18 Qershor 2020

    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se Kosova ka nevojë të punojë me mençuri në raport me Serbinë.

    Veseli ka thënë se nuk ka frikë nga Serbia sepse ajo asnjëherë nuk e ka pasur në dorë atë.

    “Albin Kurti e bëri hero e humanitarë Vuçiqin në CNN e mediat tjera botërore për 1000 teste COVID-19. Por qytetarët janë duke kuptuar për këtë perfiditet”, tha ai në Rtv Dukagjini.

    I pari i PDK-së thotë se Kurti testet nga Serbia nuk i solli as në bashkëpunim me ambasadën amerikane por tjetër ambasadë.

    Veseli ka thënë se askush me mirë se PDK nuk i mbron territoret e Kosovës.

    “Nuk e besoj se Albin Kurti dhe Avdullah Hoti e mbrojnë më mirë se ne [PDK] territorin e Kosovës”.

    Ai thotë se Kosova ka nevojë për Amerikën dhe Bashkimin Evropian, përcjell Telegrafi.

    “Bashkimi Evropian na ka trajtuar në mënyrën më jo dinjitoze por ne nuk duhet të futemi në konfrontim me ta. Por duhet të punojmë me mençuri dhe të ballafaqohemi së bashku me Serbinë”.

    Veseli thotë se pavarësisht se ka pak besim te Avdullah Hoti ashtu siç kishte pak besim te Albin Kurti, do të ndihmojë në raport me Serbinë.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të...
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka pezulluar përkohësisht nga puna Gresa Latifin, e cila ka shërbyer si inspektore hetuese në Divizionin e Marrëveshjeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se të mërkurën, më 4 mars 2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbi vendin tonë mot sot pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Lajme04 Mars 2026
    Në kohën kur institucionet e vendit tashmë janë të konstituuara dhe qeveria në funksion, mundësia për shkuarje sërish në zgjedhje po konsiderohet...
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nasuf Bejta, ka deklaruar se aktualisht nuk ekziston “matematikë” që do ta mundësonte zgjedhjen e Vjosa Osmani për...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.