×
  • Lajme
  • Front TV
  • Front TV

    Veseli: Akuzat janë të pabazuara, historia e Kosovës dhe e UÇK-së nuk mund të rishkruhen

    FrontOnline
    24 Qershor 2020

    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli i ka quajtur politike dhe të pabazuara pretendimet e prokurorit për kinse krime dhe pengim të punës së gjykatës, raporton Front Online.

    Lideri i PDK-së tha se në një veprim të paprecedentë, Prokurori ka lëshuar deklaratën para se Gjykata t’i konfirmojë ose rrëzojë akuzat e ngritura që ai pretendon.

    “Në këtë deklaratë, Prokurori përpiqet ta arsyetojë vendimin e tij të padrejtë dhe të pazakonshëm, duke pretenduar se unë dhe Presidenti kemi tentuar të pengojmë punën e Dhomave të Specializuara. Dyshimet e ngritura janë plotësisht të pavërteta dhe nuk qëndrojnë”, tha Veseli.

    “Një tjetër shqetësim është dyshimi i bazuar se motivet e vërteta të këtij Prokurori janë krejtësisht politike. Duke pasur parasysh kohën dhe rrethanat, pak ditë para takimit në Shtëpinë e Bardhë, me të drejtë janë ngritur dyshime se kjo është rastësi”, tha Veseli.

    Deklarata e plotë e kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli:

    Zyra e Prokurorit Special në kuadër të Dhomave të Specializuara ka lëshuar sot një deklaratë për shtyp, ku njofton se ka ngritur pretendime për aktakuzë ndaj meje dhe Presidentit Thaçi.

    Në një veprim të paprecedentë, Prokurori ka lëshuar deklaratën para se Gjykata t’i konfirmojë ose rrëzojë akuzat e ngritura që ai pretendon.

    Në këtë deklaratë, Prokurori përpiqet ta arsyetojë vendimin e tij të padrejtë dhe të pazakonshëm, duke pretenduar se unë dhe Presidenti kemi tentuar të pengojmë punën e Dhomave të Specializuara.

    Dyshimet e ngritura janë plotësisht të pavërteta dhe nuk qëndrojnë.

    Po ashtu, nuk ka kurrfarë baze për pretendimet për pengim të punës së gjykatës.

    Dhe është shqetësim i thellë gjuha e tillë e adresimit me të pavërteta.

    Një tjetër shqetësim është dyshimi i bazuar se motivet e vërteta të këtij Prokurori janë krejtësisht politike.

    Duke pasur parasysh kohën dhe rrethanat, pak ditë para takimit në Shtëpinë e Bardhë, me të drejtë janë ngritur dyshime se kjo është rastësi.

    Asnjë prokuror, asnjëherë nuk do të duhej të lejonte që vendimet e tij të udhëhiqen nga motive politike.

    Me këtë qasje, Prokurori ka paralajmëruar rrugën që ai pretendon ta ndjek për ta ushtruar të gjithë pushtetin e tij.

    Ai po e paralajmëron popullin e Kosovës se ky proces nuk mund të jetë i besueshëm për të ndarë drejtësi të paanshme, dhe të pandikuar nga rrethanat politike.

    Ai po përpiqet që përmes deklaratave kundërthënëse të mbulojë motivet e vërteta, që duket se janë politike.

    Dua t’i siguroj të gjithë qytetarët se nuk do të lejoj që ky Prokuror dhe asnjë tjetër si ai, ta njollosë në këtë mënyrë Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

    Ne kemi qenë të detyruar që ta mbrojmë veten dhe vendin tonë. Dhe do ta bëjmë sërish.

    Nëse na imponohet, edhe një herë do të demonstrojmë me fakte se UÇK ka zhvilluar një luftë të ndershme për liri, kundër një prej ushtrive më të fuqishme dhe më agresore në botë, të udhëhequr nga një bandë kriminale serbësh.

    Luftëtarët e lirisë, që në vitet 1998 e 1999 morën armët në duar për të mbrojtur popullin, familjet, shtëpitë dhe nderin e tyre, ndaj përpjekjeve gjenocidale të Serbisë, meritojnë vetëm nderim e lartësim dhe jo fyerje në këtë mënyrë.

    Jam krenar që kam qenë pjesë e luftës çlirimtare të popullit të Kosovës dhe e mohoj plotësisht çdo përfshirje në ndonjë akt kriminal.

    Luftëtarët trima të UÇK-së janë mbrojtës, heronj të luftës, që kanë luftuar kundër një agresori të egër serb, dhe nuk janë kriminelë lufte.

    Tribunali Ndërkombëtar për Krime të Luftës në ish-Jugosllavi tanimë ka trajtuar ngjarjet e luftës në Kosovë në pesë gjykime të ndara.

    Në fund të këtyre gjykimeve, gjashtë udhëheqës të Serbisë janë shpallur fajtorë dhe janë dënuar për krime lufte dhe për krime kundër njerëzimit, kundër popullatës civile shqiptare.

    Ndërsa, të gjithë udhëheqësit e lartë të UÇK-së ishin shpallur të pafajshëm.

    Kjo flet për të vërtetën se krimet në Kosovë janë kryer nga serbët dhe jo nga shqiptarët.

    Deklarata e sotshme e Prokurorit është një përpjekje tjetër për të rishkruar historinë, duke e shtrembëruar të vërtetën për luftën tonë të shenjtë çlirimtare.

    E kam për nder e privilegj qe ta mbroj Kosovën edhe një herë, nëse na imponohet.

    E di se do ta kem edhe mbështetjen tuaj për ta mbrojtur luftën çlirimtare, lirinë tonë, UÇK-në dhe historinë e Kosovës kundër kësaj prokurorie të njëanshme.

    Ai që ka qenë luftëtar nuk mërzitet, sepse e di pse ka luftuar. Prej ditës së parë kam qenë në UÇK. Do t’i shërbej kombit tim deri në fund.

    Lufta e UÇK-së ishte e shenjtë. Ajo do të mbetet e tillë në zemrat dhe mendjet tona.

    Historia e Kosovës një herë është shkruar. Askush, kurrë nuk mund ta ndryshojë atë.

    Liria dhe pavarësia jonë nuk do të zhbëhen kurrë.

    Kosova dhe populli i saj do të ekzistojnë përherë.

    Falemnderit familjes sime. Faleminderit popullit tim.

    https://www.facebook.com/FrontOnlineMedia/videos/960656734356835/

    Nga Rubrika
    Lajme14 Maj 2025
    Miistrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas ekstradimit të 33-vjeçarit nga Kosova, Liridon Masurica, në Shtetet e Bashkuara të...
    Lajme14 Maj 2025
    Me përkushtim të pandalshëm për të promovuar bukuritë dhe potencialin turistik të Kosovës dhe rajonit, Sharr Travel – kompania lidere e turizmit...
    Lajme14 Maj 2025
    Analisti politik Xhevdet Pozhari për FrontOnline ka komentuar takimin konsultativ të thirrur nga Presidentja Vjosa Osmani më 15 maj, duke shprehur skepticizëm...
    Të tjera
    Lajme14 Maj 2025
    Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Gjakova” ka bërë një thirrje publike për qytetarët që të tregojnë kujdes dhe përgjegjësi ndaj rrjetit të kanalizimit....
    Lajme14 Maj 2025
    Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Gazmend Muhaxheri, për FrontOnline ka komentuar takimin konsultativ të thirrur nga Presidentja Vjosa Osmani më...
    Bota/Rajoni14 Maj 2025
    Një tërmet me magnitudë 6.1 ballë të shkallës Rihter u regjistrua sot rreth dy orë në zonën detare 20 kilometra në jug-jugperëndim...
    Bota/Rajoni14 Maj 2025
    Pas përfundimit të procesit të numërimit të votave, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Shqipëri ka bërë të ditur se Partia Socialiste ka...
    Lajme14 Maj 2025
    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Halil Thaçi, për FrontOnline ka folur për takimin e thirrur nga Presidentja Vjosa Osmani për datën 15 maj,...
    Lajme14 Maj 2025
    Vizita e djeshme e kryetares së Gjykatës Speciale në Hagë, Ekaterina Trendafilova, në Kosovë, u prit me protestë nga ish- pjesëtarët e...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.