×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Vendet më të rrezikshme ku mund të infektoheni me koronavirus pas largimit të masave

    FrontOnline
    18 Maj 2020

    Të gjithë mezi kanë pritur zbutjen e masave kufizuese që ishin vënë në mbarë botën si preventivë kundër koronavirusit, si dhe heqjen e ndalesave për biznese të caktuara me qëllim që të mund të rikthehet normaliteti në çdo vend.

    Megjithatë ekziston ende rreziku. Epidemiologia Susan Hasig, ka zbuluar se cilat vende dhe aktivitete janë më të rrezikshme dhe ato më pak të rrezikshme.

    Tubimet familjare (me të cilët nuk jetoni në një shtëpi)

    Tubime të tilla, për fat të keq, bartin rrezik të madh sepse me ata do të ndiheni më të lirë dhe më të afërt dhe kështu gjasat janë shumë më të vogla që të bartni maska derisa qëndroni me ta. Ekziston mundësia që këta persona të mos kenë simptoma, por që vazhdojnë ta kenë virusin dhe të infektojnë të tjerët.

    “Nuk qëndron problemi vetëm tek personat më të cilët jeni takuar, por me të gjithë ata që më herët kanë pasur kontakt”, paralajmëron Hasig.

    Kafiteritë dhe baret

    Hasig konsideron që kafiteritë dhe baret akoma nuk është dashur të hapen. Problemi është në natyrën e tyre, ku turmat dhe tubimet janë diçka të zakonshme, kurse maskën do të mund ta hiqnit vetëm derisa e konsumoni pijen. Alkooli gjithashtu do të kontribuonte në shpërqendrim dhe harresë që të jemi më të kujdesshëm.

    Tubimet fetare

    Shkuarja në objekte fetare gjithashtu bartë rrezik, por mundësia për t’u infektuar mund të zbutet nëse bartim maska, të kemi kujdes në distancën sociale fizike dhe të shmanget patjetër prekja, ushqimi dhe pijet.

    Kinematë dhe aktivitetet sportive

    Janë shumë të rrezikshme, në veçanti në hyrje dhe dalje, sepse krijohen tollovi dhe turma njerëzish.

    Palestrat e fitnesit

    Hasig na këshillon që para se të shkojmë në palestër, të vendosim një maskë mbrojtëse në fytyrë, kurse rrobat do të duhej të dezinfektoheshin pas çdo përdorimi. Distanca fizike sociale duhet të respektohet rreptësisht.

    Restorantet (nëse uleni brenda)

    Janë shumë të rrezikshëm për faktin se shumë njerëz qëndrojnë në një hapësirë të njëjtë. Është e nevojshme të mbahet maska në fytyrë derisa nuk arrin ushqimi. Rreziku është shumë më i vogël nëse uleni jashtë, por nëse tavolinat janë larg njëra-tjetrës të paktën dy metra.

    Frizerët

    Është shumë e rëndësishme bartja e maskës, por punonjësit dhe klientët do të duhej të ishin të kujdesshëm duke mos e prekur fytyrën.

    Plazhet

    Plazhet janë zona me rrezik më të vogël, nëse tregoheni i kujdesshëm në mbajtjen e distancës fizike sociale.

    Aktivitetet në ambient të hapur

    Shëtitja nëpër parqe apo alpinizmi janë pothuajse të parrezikshme, në veçanti kur qëndroni larg të tjerëve dhe mbani distancën fizike sociale.

    Dyqanet

    Blerja e gardërobës nuk paraqet ndonjë rrezik të madh nëse respektohet distanca sociale. Megjithatë preferohet që të mos lejohen veshja e rrobave, por edhe nëse ndodh një gjë e tillë, të gjithë ata që i kanë veshur rrobat dhe nuk i kanë blerë – duket të futën në karantinë për disa ditë, thotë Hasig.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.