×
  • Lajme
  • Lajme

    Veliu: Asnjë azil-kërkues nuk është infektuar me koronavirus

    FrontOnline
    20 Qershor 2020

    Ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Agim Veliu në Ditën Botërore të Refugjatëve, ka thënë se edhe në kohë të pandemisë, trajtimi për azil-kërkuesit dhe migrantët në Republikën e Kosovës, është në nivel të lartë.

    Sipas tij, deri tash asnjë azil-kërkues nuk është infektuar me koronavirus.

    “Jemi përkujdesur që të gjithë të jenë të mbrojtur nga rreziku i infektimit përmes sigurimit të pajisjeve të nevojshme, ofrimit të informatave të nevojshme rreth mbrojtjes nga pandemia, si dhe duke ofruar shërbime edukative gjatë muajve të izolimit. Mendojmë se fakti që nuk ka asnjë të infektuar me virusin COVID-19, është dëshmi e punës sonë të palodhshme dhe përkujdesjes sonë institucionale ndaj refugjatëve dhe azil-kërkuesve”, ka thënë Veliu.

    Në vijim gjeni të plotë adresimin e ministrit Veliu:

    Sot është Dita Botërore për Refugjatë, ditë që populli ynë duhet ta kujtojë edhe për shkak të historisë dhe përvojës sonë ende të freskët. Andaj në këtë ditë, ne shprehim solidaritetin dhe bashkëndjejmë me rreziqet, vështirësitë dhe problemet me të cilat ballafaqohen refugjatët në mbarë botën. Ky solidaritet për refugjatë dhe të zhvendosur, është edhe më i theksuar kur merret parasysh se numri i personave të zhvendosur është rreth 79.5 milion, një rekord ky i paparë asnjëherë deri më tani.

    Institucionet e Republikës së Kosovës dhe në veçanti Ministria e Punëve të Brendshme ka punuar dhe vazhdon të punojë çdo ditë së bashku me institucionet vendore, UNNHCR-në, organizatat partnere të saj dhe me organizata tjera ndërkombëtare në mënyrë që të gjithë së bashku t’ua mundësojmë azil-kërkuesve dhe refugjatëve një trajtim të dinjitetshëm dhe të drejtë.

    Në këtë drejtim, ne kemi hartuar legjislacionin që është në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe regjionale që garanton liritë dhe të drejtat e refugjatëve dhe azil-kërkuesve. Poashtu janë krijuar strukturat dhe mekanizmat e duhur që mundësojnë zbatimin e duhur të legjislacionit duke mundësuar kështu që azil-kërkuesit dhe refugjatët t’i gëzojnë të drejtat e tyre.

    Edhe në këtë kohë të pandemisë me COVID-19, trajtimi jonë për azil-kërkuesit dhe migrantët në Republikën e Kosovës ishte në nivel të lartë. Jemi përkujdesur që të gjithë të jenë të mbrojtur nga rreziku i infektimit përmes sigurimit të pajisjeve të nevojshme, ofrimit të informatave të nevojshme rreth mbrojtjes nga pandemia, si dhe duke ofruar shërbime edukative gjatë muajve të izolimit. Mendojmë se fakti që nuk ka asnjë të infektuar me virusin COVID-19, është dëshmi e punës sonë të palodhshme dhe përkujdesjes sonë institucionale ndaj refugjatëve dhe azil-kërkuesve.

    Nga Rubrika
    Lajme23 Prill 2025
    Drejtori i KDI-së, Ismet Kryeziu, ka thënë se VV-ja nuk mund t’i kërkojë votat e opozitës pa marrëveshje. Postimi: Posti i Kryetarit...
    Lajme23 Prill 2025
    Mjetet financiare të parapara për Kosovën nga Plani Evropian i Rritjes mbeten peng të mungesës së institucioneve vendore që duhet të formohen...
    Lajme23 Prill 2025
    Gazetarët dhe kameramanët e mediave vendore kanë bojkotuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, të mërkurën, duke vendosur mikrofonët dhe kamerat e tyre...
    Të tjera
    Lajme23 Prill 2025
    Meliza Haradinaj ka analizuar dështimin e pestë në Kuvendin e Kosovës. Ish-kryediplomatja ka parashikuar dy skenare të këqija për Kosovën. “Edhe po...
    Lajme23 Prill 2025
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në Ditën e Komunitetit Turk të Kosovës, ka uruar qytetarët e këtij komuniteti dhe i ka cilësuar...
    Lajme23 Prill 2025
    Deputeti i zgjedhur Faton Peci  ka thënë se është optimist se opozita do të reflektojë. Ai pas dëshmit të seancës së sotme...
    Lajme23 Prill 2025
    Policia e Njësisë së Komunikacionit Rrugor në Ferizaj ka gjobitur me 300 euro, 21 vjeçarin me iniciale V.S., i cili po drejtonte...
    Lajme23 Prill 2025
    Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, po e zhvillon një vizitë zyrtare në Finlandë ku është takuar me homologun e saj Alexander Stubb....
    Lajme23 Prill 2025
    Deputetja Mimoza Kusari -Lila, pas ndërprerjes së seancës, kësaj radhe ka qenë e vetme për deklarim para mediave (pa Albulena Haxhiun që...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.