×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Veliaj për protestën: Erdhën për të bërtitur kundër meje dhe Ramës dhe u rrahën mes tyre

    FrontOnline
    19 Maj 2020

    Puna për ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar nuk do të ndalet.

    Kështu ku ka deklaruar kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj sot në Kombinat, në një familje që përfituan banesën e re, pas prishjes nga tërmeti. Në bashkëbisedimin me familjarët Veliaj nuk nguroi të bënte edhe krahasimin mes këtyre të fundit, që qanë kur u shemb banesa, siç qanë artistët për teatrin, duke shtuar bindjen, sipas tij, që nesër do të gëzojnë për teatrin e ri edhe ata.

    “Ditën që u prish shtëpia, edhe gjyshi, edhe nënë Qamilja, qanë. Kishin shumë kujtime aty, në atë shtëpi të amortizuar nga tërmeti, e cila s’mbante më, ra me prekjen e parë. Sot qamë për herë të dytë, me lot gëzimi për futjen në shtëpinë e re, më moderne e me të gjitha kushtet. Edhe Teatrin e ri Kombëtar, xhevahirin e ri të Tiranës dhe strehën e të gjithë artistëve, do ta presim me po kaq ngazëllim. Kemi nisur nga puna.” tha Rama.

    Veliaj nuk la komentuar edhe incidentet e ndodhura një ditë më parë në protestën e organizuar nga artistët, me të cilët u bashkua edhe opozita e bashkuar

    “Të kishin qenë aq veta Teatri do të kishte dalë me fitim teatri. Pse mendon se do të pyes unë ata budallenj. Erdhën për të bërtitur për mua dhe Ramën dhe u rrahën me njëri tjetrin, jo vetëm që nuk fituan gjë por teatrin e kanë për show. Por rrihnin njëri tjetrin. Shkon te ata që të rrahin të bëjnë peshk. Këta harxhojnë kohë kot. Edin do ta sjell, por ka pasur shumë ngarkesa. Ti do me bërë punë të bukura të mira, por ke lloj lloj thikash pas shpine. Nëse kjo ndërtesë ka mbaruar, më mirë t’i themi lamtumirë. Ata sikur kanë shkuar te këndi i lodrave do të shkojnë edhe te tetari. Nuk dorëzohemi.” tha më tej Veliaj.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.