Ka vdekur edhe personi i dytë nga përleshja me armë që ndodhi sot gjatë ditës në Podujevë.
Mësohet se viktima ishte vëllai i personit që mbeti i vrarë në vendin e ngjarjes.
Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.
“I plagosuri në fshatin Repë, i cili ishte sjellë në QKUK, nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë, ai është 41 vjeçar”, tha Krasniqi për IndeksOnline.