×
  • Lajme
  • Lajme

    Vdekjet nga Coronavirusi mbahen sekrete, VV-ja i lyp përgjegjësi ministrit Zemaj

    FrontOnline
    08 Korrik 2020

    Me rritjen e rasteve me Coronavirus në Kosovë, është shtuar edhe numri i vdekjeve. Aktualisht në Kosovë janë shënuar 82 raste të vdekjes të personave që përveç Coronavirusit thuhet se kishin edhe sëmundje të tjera shoqëruese, raporton Front Online.

    Të paktën kështu është bërë e ditur nga përditësimi i të dhënave nga IKSHPK-ja, dhe nga konstatimet e mjekëve të Klinikave në të cilat janë duke u trajtuar të prekurit me virusin Covid-19.

    Edhe pse në fillim të raportimit të rasteve të vdekjes nga institucionet shëndetësore në vend, janë dhënë detaje mbi identitetin e viktimave, tashmë një gjë e tillë nuk po bëhet.

    Nga e shtuna kur për një ditë vdiqën 9 persona, e ku 5 prej tyre dyshohet se vdekjen e gjetën pas problemit me oksigjen, nga institucionet shëndetësore, nuk është duke u dhënë asnjë detaj mbi identitetin e viktimave.

    Mosbërja publike e inicialeve, vitit të lindjes dhe të qytetit prej nga vijnë viktimat ka shqetësuar edhe anëtarët e Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenies Sociale në Kuvendin e Kosovës.

    VV-ja e fton ministrin Zemaj për raportim në Komisionin për Shëndetësi

    Anëtarja e këtij Komisioni e cila vjen nga Lëvizja Vetëvendosje, Labinotë Demi-Murtezi, ka thënë për Front Online, se kanë ftuar në raportim ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj dhe drejtuesit e SHSKUK-së, për gjendjen e krijuar në vend me Coronavirus.

    “Ne funksion të krejt këtyre paqartësive që keni përmendur, ne anëtarët e Komisionit për Shëndetësi nga LVV-ja i kemi dërguar një letër kryetares së Komisionit që ta ftojë në raportim ministrin Zemaj dhe drejtuesit e SHSKUK-së. Kemi kërkuar që kjo mbledhje më së voni të mbahet në ditën e premte, ftesa i është dërguar ministrit dhe ne tani vetëm po presim konfirmimin”, ka thënë ajo për Front Online.

    Në dokumentin që e ka siguruar Front Online, deputetët e VV-së që janë anëtarë të Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenies Sociale: Fitim Uka, Labinotë Demi-Murtezi dhe Fitim Haziri, theksohet që kjo ftesë i është drejtuar ministrit të Shëndetësisë, Armend Zemaj dhe drejtuesve të ShSKUK-së, për të raportuar në lidhje me menaxhimin e pandemisë.

    “Presim që këtë kërkesë ta trajtoni me urgjencë dhe ta ftoni në raportim z.Zemaj dhe drejtuesit e ShSKUK-së, për të raportuar në lidhje me menaxhimin e pandemisë nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë dhe ShSKUK-së, duke pas parasysh rritjen e pakontrolluar të të infektuarve dhe numrin e madh të vdekjeve nga pandemia Covid-19”, thuhet në këtë kërkesë, drejtuar kryetares së
    Komisionit, Albena Reshitaj për aprovim.

    Të shqetësuar ata janë edhe për numrin e lartë të vdekjeve që janë shënuar nga data 1 korrik.

    “Në bazë të të dhënave të Institutit Kombëtar për Shëndetësi Publike vetëm nga 1 korriku e deri më sot (dt. 07 korrik 2020), pra për 7 ditë, 828 qytetarë janë infektuar me Covid-19, ndërsa 287 pacientë kanë vdekur si pasojë e këtij virusi. Kjo gjendje është alarmante dhe shumë shqetësuese. Shëndeti publik është përgjegjësi e drejtpërdrejtë e bartësve të institucioneve të Kosovës.
    Kërcënimi me të cilin janë duke u ballafaquar qytetarët këto ditë kërkon reagim të shpejtë dhe efikas për të mbrojtur shëndetin e tyre”, thuhet në këtë kërkesë.

    MSH dhe QKUK: IKSHPK-ja përgjegjëse për publikimin e rasteve

    Front Online ka pyetur në Ministrinë e Shëndetësisë dhe në QKUK, se pse nuk janë duke u dhënë detaje mbi identitetin e viktimave nga Coronavirusi. Të dy palët kanë thënë që për këtë gjë përgjegjës është Instituti Kombëtarë i Shëndetësisë Publike.

    “Të gjitha rastet i raportohen IKSHPK-së dhe ato përfshihen në raportin 24 orësh. Familjaret informohen, komunat prej nga vijnë ata gjithashtu dhe kujtdo qe i intereson: inicialet, mosha, vendbanimi dhe a ka pasur sëmundje te tjera shoqëruese përveç Covid-19, mund të informohet”, është bërë e ditur në përgjigjen e Zyrës për Informim në Ministrinë e Shëndetësisë, për Front Online.

    Në ndërkohë nga QKUK-ja, kanë thënë që publikimin e rasteve e bën vetëm IKSHPK-ja, pa dhënë detaje më shumë.

    Front Online gjatë ditës ka tentuar të marrë një deklaratë edhe nga IKSHPK-ja, por të njëjtit nuk kanë qenë të interesuar që të deklarohen për mediumin tonë. /Front Online/

    Nga Rubrika
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Deri në dy orë po vijojnë pritjet për të hyrë nga Jarinja në Kosovë. Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kombëtar, edhe te...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme bore deri të mërkurën, ndërsa nga e enjtja...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 17:00 në rrugën “Fahri Fazliu” në Prishtinë, ku janë përfshirë tri automjete. Si pasojë...
    Të tjera
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Pritjet për të hyrë në Kosovë përmes pikave kufitare te Dheu i Bardhë, dhe në Muçibabë po zgjasin një orë. E në...
    Bota/Rajoni22 Dhjetor 2024
    Një 69-vjeçar ka humbur jetën sot në Korçë, pasi ka rënë nga rimorkio e traktorit. Policia ka bërë të ditur se 69-vjeçar...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Sekretari i PDK-së për organizim dhe zgjedhje, Betim Gjoshi ka thënë se të moshuarit kanë nevojë për pensione të dinjitetshme çdo muaj...
    Hulumtime22 Dhjetor 2024
    Real Madridi ka kaluar në epërsi ndaj Sevillas, në kuadër të xhiros së 19-të në LaLiga. Golin e ka shënuar kush tjetër...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Instituti Demokratik i Kosovës, ka reaguar ashpër ndaj zhvillimit, ky kryeministri Albin Kurti dha njoftimin se Ministria e Financave po ndan për...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Sot, në një bashkëbisedim të zhvilluar në Gjilan me veteranë të UÇK-së dhe pensionistë të FSK-së,  kandidati per deputet i  PDK-se ,...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.