Për shkak të coronavirusit të ri (COVID-19) në 24 orët e fundit në Brazil janë shënuar 733 vdekje, në Meksikë 485 dhe në Indi 553.
Në Brazil, vendi i cili është ndikuar më së shumti nga COVID-19 pas SHBA, në 24 orët e fundit kanë vdekur 733 persona.
Ministria e Shëndetësisë së Brazilit njoftoi se me 20.286 rastet e reja që janë regjistruar në 24 orët e fundit ka arritur në 1.884.967 numri i rasteve me COVID-19 në vend ndërsa me 733 vdekjet e reja në 24 orët e fundit numri i viktimave në Brazil ka arritur në 72.833.
Qendra tregtare e vendit, rajoni Sao Paulo me një popullsi prej rreth 46 milionë banorë është rajoni më i prekur në vend nga pandemia me 374.607 raste dhe 17.907 vdekje nga COVID-19.
Ndërkohë numri i personave të shëruar nga virusi arrin në 1.154.837, transmeton Anadolu Agency.
Me një popullsi prej më shumë se 211 milionë banorë, Brazili cilësohet si “epiqendra e pandemisë” në Amerikën Latine.
Presidenti Jair Bolsonaro, i cili njihet me veprimet e tij nënvlerësuese kundër pandemisë tha se ka rezultuar pozitiv në testin e coronavirusit.
Brazili, duke kaluar Britaninë e Madhe u bë vendi i dytë në botë pas SHBA-së ku janë “regjistruar më shumë vdekje dhe raste me COVID-19”.
Instituti i Gjeografisë dhe Statistikave të Brazilit ka njoftuar se në muajin maj tek 4.2 milionë njerëz janë shfaqur simptoma të ngjashme të COVID-19 si humbje e shijes dhe aromës, kollë dhe temperaturë e lartë.
Meksikë, numri i vdekjeve rritet në 35.491
Ministria e Shëndetësisë së Meksikës njoftoi se me 485 vdekjet e reja të shënuara në 24 orët e fundit numri i viktimave nga COVID-19 në vend është rritur në 35.491. Ndërsa me 4.685 raste të reja është rritur në 304.435 numri i rasteve me COVID-19.
Deri më tani në vend janë shëruar 189.063 persona të prekur me COVID-19.
Numri i vdekjeve nga COVID-19 në Meksikë tejkaloi për herë të parë shifrën 500 më 27 maj. Në Meksikë rasti i parë me COVID-19 u regjistrua më 28 shkurt ndërsa vdekja e parë më 19 mars.
Indi, numri i vdekjeve rritet në 23.727
Ministria e Shëndetësisë së Indisë tha se në 24 orët e fundit në vend janë shënuar 28.498 raste të reja duke e rritur në 906.752 numrin e rasteve ndërsa me 553 vdekjet e reja në 24 orët e fundit është rritur në 23.727 numri i viktimave nga COVID-19.
Deri më tani numri i personave që janë shëruar nga COVID-19 në Indi ka arritur në 571.460 persona.
Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat në lidhje me COVID-19, India radhitet në vendin e tretë në botë për sa i përket numrit të rasteve.