×
  • Lajme
  • Lajme

    Nuk pranoi shkarkimin e menaxhmetit të Telekomit, shkarkohet udhëheqësi i njësisë për Politika dhe Monitorimin e Ndërmarrjeve Publike

    FrontOnline
    22 Prill 2020

    Ministrja e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike Rozeta Hajdari e ka shkarkuar nga pozita udhëheqësin e Njësisë për Politika dhe Monitorimin e Ndërmarrjeve Publike, Shyqyri Musliu.

    Gazeta Blic ka siguruar vendimin e ku shkarkimi i Musliut nga kjo pozitë është bërë dje (21 prill).

    Menjëherë pas shkarkimit , ministria Hajdari e ka emëruar në këtë pozitë Fikrie Buzuku Fejza.

    Gazeta Blic nga burime të saja merr vesh se shkarkimi i Shyqyri Musliut nga pozita e udhëheqësit  të njësisë për Politika dhe Monitorimin e Ndërmarrjeve Publike është bërë pa asnjë paralajmërim  nga ministrja në detyrë Rozeta Hajdari.

    “ Shkarkimi ka ardhur si pasojë e mos realizimit të urdhrave dhe politikave nga ana e z. Musliu për shkarkime të bordeve dhe menaxhmenteve në ndërmarrjet publike”, ka thënë një burim.

    Ministrja e Ekonomisë por edhe disa ministra të tjerë në Qeverinë Kurti kanë marrë disa vendime për shkarkimin e Bordeve të disa ndërmarrjeve publike si ai i Telekomit, Trepçës, Postës së Kosovës dhe ndërmarrjeve të tjera publike.

    Vendime për shkarkim nga pozita, ka pasur edhe nga ministri i Jashtëm, Glauk Konjufca i cili përmes disa vendime ka shkarkuar disa konsuj dhe ambasador të Kosovës në vende të ndryshme të botës.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Franca ka vendosur avionë luftarakë “Rafale” mbi qiellin e Emirateve të Bashkuara Arabe për të mbrojtur bazat e saj ushtarake atje, tha...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Garda Revolucionare e Iranit tha të mërkurën se kontrollon Ngushticën e Hormuzit, një rrugë jetësore transporti për naftë dhe gaz, dhe çdo...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Ushtria amerikane të martën identifikoi katër nga ushtarët e parë amerikanë të vrarë në luftën kundër Iranit, ndërsa administrata Trump paralajmëroi se...
    Të tjera
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Franca ka vendosur avionë luftarakë “Rafale” mbi qiellin e Emirateve të Bashkuara Arabe për të mbrojtur bazat e saj ushtarake atje, tha...
    Lajme04 Mars 2026
    Blerim Canaj, analist politik duke folur për ”Front Online” lidhur me zhvillimet rreth zgjedhjes së presidentit ka hedhur dyshime mbi kandidaturat që...
    Lajme04 Mars 2026
    Analisti politik, Arton Demhasaj në një prononcim për “Front Online” ka folur lidhur me zhvillimet e fundit rreth çështjes së zgjedhjes së...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i Kosovës, Xhavit Haliti, ka komentuar rreth çështjes së zgjedhjes së presidentit të Kosovës, duke theksuar se koalicioni politik me Lëvizjen...
    Lajme04 Mars 2026
    Ish-anëtari i Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Blerim Burjani, për FrontOnline ka komentuar mundësinë e organizimit të zgjedhjeve të reja në vend, duke...
    Kronika04 Mars 2026
    Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar mbrëmjen e së martës në Gjakovë. Në raportin 24-orësh të policisë, bëhet e ditur...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.