×
  • Lajme
  • Front TV
  • Front TV

    Vaksinimi kundër gripit sezonal fillon në nëntor, kaq ka kushtuar një vaksinë

    FrontOnline
    28 Shtator 2020

    Edhe pse që nga shtatori, vit pas viti në Kosovë raportohen raste të prekura me grip sezonal, as këtë vit, qytetarët nuk do të arrijnë të vaksinohen gjatë këtij muaji, e as në muajin tetor.

    Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë në Kosovë, Faik Hoti, ka thënë për Front Online, se Ministria e Shëndetësisë ka prokuruar përmes UNICEF-it 160 mijë e 500 vaksina.

    Sipas tij, vaksinat do të nisen në tetor për në Kosovë, vaksinimi i qytetarëve do të bëhet në muajin nëntor.

    “Vitin e kaluar MSh ka blerë 160.500 vaksina kundër gripit sezonal. Këtë vit për shkak edhe të pandemisë janë shtuar sasitë. Këto vaksina, i ka paguar Ministria, ndërsa i ka prokuruar UNICEF-i nga kompani ndërkombëtare dhe janë vaksina të kualifikuara sipas standardeve të OBSH-së”, ka thënë ai.

    MSh-ja synon të blej mbi 300 mijë vaksina kundër gripit sezonal

    Krahas këtyre vaksinave, Hoti ka thënë se MSH-ja synon të blejë edhe mbi 300 mijë vaksina të tjera, për të siguruar vaksina kundër gripit sezonal për të gjithë qytetarët që bien në kategoritë e rrezikut siç janë të moshuarit, të sëmurët kronik dhe shtatzënat.

    Sipas tij, çmimi i vaksinave të prokuruar është 5 euro e 27 cent.

    “Është në procedurat e tenderimit edhe sasia prej 250,000 vaksinave”, ka shtuar ai.

    Front Online ka qëndruar edhe në ambientet e QKMF-së në në Prishtinë për të parë nga afër nëse ka interesim nga qytetarët për vaksinat kundër gripit sezonal dhe aty është vërejtur se tashmë qytetarët janë të informuar se nuk do të fillon vaksinimi këtë muaj.

     Covidi e shton interesimin e qytetarëve për t’u vaksinuar

     Doktori në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, Leutrim Zeqiri në një prononcim për Front Online ka thënë se ka kërkesa nga qytetarët për këto vaksina, por që këto procedura nuk fillojnë deri në tetor.

    “Po, faktikisht tashmë jemi edhe në sezonën e gripit sezonal, ku është një infeksion akut viral edhe pacientët për çdo ditë po drejtohen edhe për marrjen e vaksinave , zakonisht imunizimi apo vaksinimi fillon prej muajit tetor deri në muajin dhjetorë”, ka thënë Zeqiri.

    Zeqiri më tutje ka thënë se kanë pranuar një dozë të vaksinave në këtë qendër dhe në nëntor do të fillojnë me vaksinim.

    “Një herë për një herë në Qendrën tonë i kemi pranuar dozën e parë mirëpo nuk ka filluar akoma vaksinimi, besojmë që prej muajit nëntor vetëm do të fillojmë vaksinimin dhe imunizimin e qytetarëve”, është shprehur ai për Front Online.

    Sipas mjekut Zeqiri, si pasojë e situatës me Coronavirus këtë vit ka më shumë kërkesa nga qytetarët për të marrë këto vaksina.

    “Edhe puna e COVID-it na ka komplikuar punën ka shkaktuar stres edhe te qytetarët, gjë që e ka bërë të kërkohet më shumë ndihmë edhe kërkesat me qenë më të mëdha këtë vit”, ka thënë ai për Front Online.

    Nga Rubrika
    Lajme28 Maj 2025
    Partia Demokratike e Kosovës ka kërkuar pezullimin e menjëhershëm të vendimit të ZRrE-së për daljen e bizneseve në tregun e lirë të...
    Lajme28 Maj 2025
    Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për sulm fizik dhe kanosje ndaj një gjinekologu në Prishtinë, në një rast...
    Lajme28 Maj 2025
    Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) tha se shpreh keqardhje për vazhdimin e mbrojtjes sistematike dhe institucionale nga partia në pushtet për...
    Të tjera
    Lajme28 Maj 2025
    Ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci, ka reaguar pas intervistimit nga Njësia e Veçantë Hetimore e Policisë së Kosovës pas disa...
    Lajme28 Maj 2025
    Krimet Ekonomike të Policisë së Kosovës në koordinim me Prokurorinë Speciale zbarkuan dje në Ministrinë e Bujqësisë, si rezultat i nisjes së...
    Kronika28 Maj 2025
    Dy persona janë arrestuar dje në Gjakovë, me dyshimin se kanë ushtruar dhunë fizike ndaj dy grave. Sipas policisë, viktimat kanë pranuar...
    Kronika28 Maj 2025
    Një mjet shpërthyes është gjetur dje në Han të Elezit. Një person ka raportuar në Polici se në hapësirën e jashtme ka...
    Artikull i Sponsoruar28 Maj 2025
    Petrol Company, një nga kompanitë më të mëdha në tregun e derivateve, ka krijuar tashmë një traditë të njohur për lojërat shpërblyese...
    Lajme28 Maj 2025
    Lidhja e Bizneseve të Kosovës (LBK) ka reaguar me shqetësim ndaj vendimit të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRrE) për përjashtimin e...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.