×
  • Lifestyle
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Vaksina Moderna jep efekte anësore tek personat që bëjnë botoks

    FrontOnline
    25 Dhjetor 2020

    Personat që kanë botoks në fytyrë mund të përjetojnë ënjtje dhe inflamacion nëse apikojnë vaksinën Moderna kundër COVID-it.

    Sipas FDA-së disa pjesëmarrës me mbushës kanë provuar tashmë efekte anësore. Një dermatolog me bazë në Kaliforni tha se reagimi ishte imunologjik.

    “Sistemi juaj imunitar që shkakton inflamacion ringjallet kur merrni një vaksinë, kështu duhet të funksionojë”, tha Dr. Shirley Chi, i cili vuri në dukje se efektet anësore u trajtuan lehtësisht nga personeli mjekësor.

    “Kështu që ka kuptim që ju do të shihni një përgjigje imune në zona të caktuara ku ata shohin ndonjë substancë që nuk është një substancë që ndodh natyrshëm në trupin tuaj“, tha ajo.

    Sipas New York Times, ajo tha se efektet anësore nuk duhet t’i ndalojnë njerëzit të marrin vaksinën.

    “Në këto raste të gjithë pacientët kishin ënjtje dhe inflamacion në zonën që iu dha mbushësi”, tha Chi.

    “Një çift i pacientëve kishin mbushës faqesh gjashtë muaj para vaksinës së tyre dhe një pacienti kishte bërë mbushës buzësh dy ditë pas vaksinës. Të gjithë u trajtuan me steroid dhe anti-histaminë dhe të gjitha reagimet e tyre u zgjidhën ”, tha ajo.

    Vaksina Moderna mori miratimin nga FDA të Premten, duke ofruar një alternativë nga Pfizer dhe BioNTech.

    Rezultatet e hershme të studimeve të mëdha, ende të papërfunduara tregojnë se të dy vaksinat duken të sigurta dhe fort mbrojtëse, megjithëse Moderna është më e lehtë për tu trajtuar pasi nuk ka nevojë të ruhet në temperatura ultra të ngrira. /Top Channel/

    Artani paralajmëron Xhulin: Ruaju!
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Dalja e shqiptarëve në zgjedhjet presidenciale të 24 prillit në Maqedoninë e Veriut ka shënuar një rënie krahasuar me zgjedhjet e mëparshme...
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    BE-ja tha të premten se do të jap 68 milionë euro shtesë për të ofruar ndihmën e nevojshme për palestinezët në Gaza,...
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Franca dhe Gjermania arritën pajtim për të prodhuar së bashku gjeneratën e re të tankeve luftuese, të pajisura me inteligjencë artificiale dhe...
    Të tjera
    Lajme26 Prill 2024
    Të hënën është diskutuar për situatën në Kosovë në seancën e Këshillit të Sigurisë të Organizatës së Kombëve të Bashkuara ku vendi...
    Sport26 Prill 2024
    Futbollisti legjendar dhe ikona e Barcelonës, Romario, është kthyer nga pensionimi në moshën 58-vjeçare. Braziliani ka nënshkruar për klubin e tij të...
    Sport26 Prill 2024
    Valon Zymberi dhe anëtarët e tjerë nga kryesia e klubit të Dritës janë liruar. Ata ishin në masë ndalimi për 48 orë. Sot u mbajt...
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    “Nuk ka asnjë urgjencë”, kështu i është përgjigjur kryeministri Edi Rama i kërkesës së kreut të grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi...
    Lajme26 Prill 2024
    Policia e Kosovës, njofton se në vazhdën e aktiviteteve hetimore dhe operative në terren ka zhvilluar një operacion policor në rajonin e...
    Lajme26 Prill 2024
    Të dielën e 21 prillit, qytetarët serb kanë bojkotuar referendumin për shkarkimin e kryetarëve shqiptar në Zveçan, Leposaviq, Zubin Potok dhe Mitrovicë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.