×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Vajza që iu bashkua ISIS-it si 15-vjeçare mund të kthehet në Britani për një betejë tjetër

    FrontOnline
    16 Korrik 2020

    Shamima Begun, që në vitin 2015 si 15-vjeçare iku nga Londra për t’iu bashkuar Shtetit Islamik në Siri, mund të kthehet në Britani për të luftuar kundër vendimit për marrjen e shtetësisë së saj Britanike, ka vendosur Gjykata e Apelit, shkruan BBC-ja të enjten.

    Begun tash 20-vjeçare, ishte njëra nga tri vajzat adoleshente të cilat ikën në Siri për t’iu bashkuar ISIS-it.

    Shtetësia e saj u anulua nga Ministria e Brendshme e Britanisë për shkak rrezikut për siguri, pasi që u gjet në një kamp refugjatësh në Siri në vitin 2019.

    Apeli vlerësoi se ajo nuk kishte pasur gjykim të drejtë, meqë nuk ka qenë në gjendje të mbrohet nga kampi në Siri.

    Ky vendim do të thotë se Qeveria tani duhet të gjejë mënyra për të mundësuar që ajo, e cila aktualisht gjendet në një kamp në veri të Sirisë, të paraqitet para gjykatës në Londër pavarësisht se vazhdimisht ka thënë se nuk do ta ndihmojë në kthimin e saj nga Siria.

    Avokati i saj Daniel Furner tha: “Begum nuk ka pasur asnjëherë mundësi që të japë anën e saj të tregimit. Ajo nuk ka frikë të përballet më drejtësinë në Britani. Por t’i hiqet shtetësia pa mundësinë që ta pastrojë emrin, nuk është drejtësi, është e kundërta”.

    Begum iku nga Londra Lindore për Siri në vitin 2015, së bashku më dy shoqe të shkollës.

    Brenda disa ditëve, ajo kishte kaluar kufirin e Turqisë dhe kishte arritur te qendra e ISIS-it në Raqqa të Sirisë, ku u martua me një rekrut danez të konvertuar në mysliman. Ata u bënë me tre fëmijë, por që të tre kanë vdekur.

    Nga Rubrika
    Opinione03 Mars 2026
    Nga: Gjergj Dedaj Jugonostalgjikët dhe autonomistët janë çdo ditë e më shumë agresiv, për të zënë pozita kyqe në regjimin e Kurtit,...
    Opinione02 Mars 2026
    Nga: Daan Everts Është thellësisht e pabesueshme që NATO do të ndërhynte në këtë konflikt në favor të UÇK-së, nëse shërbimet e...
    Opinione28 Shkurt 2026
    Ballkani i Hapur ringjallet si Lazari pasi ishte shpallur politikisht i konsumuar dhe ishte zhdukur nga konferencat rajonale dhe nga retorika e...
    Të tjera
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus pas një incidenti vdekjeprurës që përfshinte punonjësit shëndetësorë në Libanin jugor, paralajmëroi se...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Artan Behrami, ka drejtuar akuza ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e akuzuar për, siç ka...
    Sport04 Mars 2026
    Barcelona u eliminua nga Kupa e Mbretit pavarësisht fitores 3-0 në ndeshjen e dytë gjysmëfinale, pasi Atlético Madrid kishte fituar takimin e...
    Vip04 Mars 2026
    Ish-banorja dhe finalistja e edicionit të katërt të Big Brother VIP Kosova, Hygerta Sako, ka reaguar publikisht ndaj një deklarate të bërë...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Në një lidhje live nga Doha për Euronews Albania, regjisori producenti Eki Rrahmani foli mbi situatën e tensioneve që ka përfshirë gjithë...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Shitja masive e aksioneve europiane u ndal të mërkurën, ndërsa vëmendja u zhvendos drejt Azisë – përfshirë një rënie rekord në Seul,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.