×
  • Lifestyle
  • Lifestyle

    Ushqimet që nuk duhet të merrni me vete në plazh

    FrontOnline
    06 Gusht 2022

    Ka shumë njerëz që marrin ushqim me vete në plazh dhe nuk ka asgjë të keqe. Në këtë rast në qese gjenden më shpesh sandviçë, disa ushqime të ftohta, sallata e të ngjashme, por jo të gjitha ushqimet janë të përshtatshme për një vakt buzë detit.

    Ushqimi më i keq që mund të sillni në plazh është ushqimi dehidratues. Nëse e kaloni pjesën më të madhe të ditës në vapë, nën diell, gjëja e fundit që dëshironi janë ushqimet që e përkeqësojnë dehidratimin.

    Mishrat e thatë

    Këto ushqime njihen se përmbajnë shumë natrium, prandaj këshillohet t’i shmangni në ditët kur kaloni shumë kohë në diell.

    Në vend të kësaj, sugjerimi është një sandviç me perime që hidraton trupin dhe mund të shtoni edhe pak humus për të shtuar pak proteina.

    Çipsat e kripur

    Është kënaqësi të hash një meze të lehtë në plazh, pranë ujit, por le të themi që patatinat dhe produktet e ngjashme nuk janë zgjidhja më e mirë, sërish për shkak të përmbajtjes së lartë të kripës. Nutricionistet thonë se është më mirë të sillni fruta ose të prisni perime të freskëta, të cilat mund t’i zhytni edhe me pak humus.

    Nuk është për t’u habitur – ushqimi i skuqur ka një përmbajtje shumë të lartë kripe, e cila përkeqëson dehidratimin. Përveç kësaj, pas një vakti të skuqur energjia do t’ju bjerë ndjeshëm, ndaj ka shumë mundësi që në plazh të jeni të përgjumur dhe jo shumë të mirë.

    Pijet e ëmbla

    Ngjashëm me kripën, ushqimet dhe pijet me përmbajtje të lartë sheqeri gjithashtu kanë një efekt dehidratues në trupin tuaj. Kur hani sheqer, trupi përdor më shumë ujë për ta metabolizuar atë, kështu që do t’ju duhet të urinoni më shpesh.

    Përveç kësaj, nëse pini pije të ëmbla në vend të ujit, sheqeri në gjak do të rritet shpejt dhe më pas do të bjerë shpejt, kështu që do të jeni të rraskapitur gjatë ditës. Prandaj, alternativa më e mirë është uji, por edhe çajrat e ftohtë të pa ëmbëlsuar.

    Ushqimet e nxehta

    Kjo nuk ka të bëjë aq shumë me shëndetin, por thjesht, nëse në plazh sillni një vakt të nxehtë, në momentin që do ta hani, me siguri do të jetë i vakët dhe jo veçanërisht i shijshëm. Ushqimet e ftohta mund të qëndrojnë më gjatë dhe padyshim që do t’ju pëlqejnë më shumë, ndaj sugjerimi është që të shijoni sallata me makarona të ftohta buzë detit./FrontOnline/

     

    Nga Rubrika
    Lifestyle16 Janar 2025
    Mishi i kuq ka qenë pjesë e dietave në mbarë botën që nga kohët e hershme të njerëzimit dhe është një burim...
    Lifestyle15 Janar 2025
    Domatet janë më shumë se thjesht një shtesë dekorative për sallatat apo sanduiçet tuaja; kjo perime e lëngshme ka përfitime të shumta...
    Lifestyle14 Janar 2025
    Të marrësh kilogramët që humbe me aq mundim është frustruese! Pavarësisht dietave, ushtrimeve fizike ti “i fitove” sërish, por pse? Ka disa...
    Të tjera
    Lajme16 Janar 2025
    Koalicioni i Organizatave për Mbrojtjen e Fëmijëve (KOMF) ka ngritur shqetësime për përfshirjen e fëmijëve në aktivitetet elektorale nga disa subjekte politike....
    Zgjedhjet 202516 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Altin Krasniqi, ka theksuar rëndësinë e nderimit të organizatave që kanë dalë nga lufta, duke...
    Lajme16 Janar 2025
    Në Qendrën Ndërkombëtare Trajnuese për Kërkim Shpëtim (QNTKSh), u realizua trajnimi intensiv për Mbijetesë Malore në kushte dimërore për kadetët e vitit...
    Lajme16 Janar 2025
    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, priti sot në takim Nathalie Loiseau, anëtare e Parlamentit Evropian dhe Shefe e Misionit...
    Vip16 Janar 2025
    Gazetarja Dasara Karaiskaj tronditi rrjetin me deklaratën e saj për Joz Markun, banorin e Big Brother VIP Albania Në një video e...
    Vip16 Janar 2025
    Vesa Vllasaliu habiti ndjekësit me positmin e fundit. Ajo ndau një fotografi ku shihet se shoqërohet nga një mashkull, ku në sfond...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.