×
  • Lifestyle
  • Lifestyle

    Si ndikon mishi i kuq në rrezikun e diabetit të tipit 2

    FrontOnline
    16 Janar 2025

    Mishi i kuq ka qenë pjesë e dietave në mbarë botën që nga kohët e hershme të njerëzimit dhe është një burim i shkëlqyer proteine, vitaminash (si ato të grupit B) dhe mineralesh (si hekuri dhe zinku).

    Megjithatë, mishi i kuq ka qenë prej kohësh i lidhur me rritjen e rrezikut për sëmundje të zemrës, kancer dhe vdekje të parakohshme.

    Ajo që mund të mos jetë aq e njohur është lidhja midis konsumit të mishit të kuq dhe diabetit të tipit 2, shkruan ‘The Conversation’.

    Një studim i botuar në revistën “The Lancet” në muajin shtator 2024 e evidentoi këtë lidhje duke përdorur të dhëna nga Amerika, Mesdheu, Europa, Azia Juglindore dhe Paqësori Perëndimor (duke përfshirë 20 vende).

    Ky studim i fundit, me gati 2 milionë pjesëmarrës, zbuloi se konsumi i lartë i mishit të kuq të papërpunuar, si viçi, qengji dhe derri si dhe i mishit të përpunuar, si proshuta dhe sallami rriti mundësinë e diabetit të tipit 2.

    Diabeti i tipit 2 është një çështje serioze shëndetësore që prek 462 milionë njerëz në mbarë botën.

    Kjo gjendje ndodh kur trupi ynë nuk prodhon mjaftueshëm insulinë ose nuk mund ta përdorë mirë atë.

    Mishi i kuq përmban nivele të larta yndyrash të ngopura dhe nivele të ulëta yndyrash të pangopura, të cilat mund të ndikojnë negativisht në ndjeshmërinë ndaj insulinës.

    Hulumtimet tregojnë gjithashtu se një konsum i lartë i proteinave nga burimet shtazore (në krahasim me burimet vegjetariane) mund të rrisë rrezikun për diabet të tipit 2, ndoshta për shkak të niveleve të larta të aminoacideve me zinxhir të degëzuar (BCAA) në proteinat shtazore.

    Një tjetër mekanizëm i mundshëm përfshinë mikrobiotën e zorrëve, koleksionin e mikrobeve në zorrët tona.

    Mikrobiota metabolizon kolinën (një lëndë ushqyese e domosdoshme) dhe L-karnitinën (një aminoacid që gjendet natyrshëm në ushqim), të dyja të pranishme me bollëk në mishin e kuq, duke prodhuar trimetilaminë. Nivelet e larta të trimetilaminës janë lidhur me një rrezik më të lartë për zhvillimin e diabetit të tipit 2.

    Edhe mënyra se si gatuajmë mishin mund të ndikojë. Gjatë gatimit në temperatura të larta, si pjekja në skarë, krijohen përbërës të dëmshëm të quajtur “produkte fundore të avancuara të glikacionit.”

    Këta përbërës mund të dëmtojnë qelizat për shkak të stresit oksidativ, të shkaktojnë inflamacion dhe të rrisin rezistencën ndaj insulinës.

    Me afrimin e festave të dimrit, ulja e konsumit të mishit të kuq mund të jetë sfiduese, sidomos për ata që e pëlqejnë shumë shijen.

    Por, përpiquni t’i shoqëroni këto vakte me perime të pasura me fibra për një balancë më të shëndetshme.

    Hapa të vegjël, si zvogëlimi i porcioneve ose zgjedhja e një dite në javë pa mish, mund të ndihmojnë në uljen e konsumit të mishit të kuq. Për ditët kur e konsumoni, provoni metoda më të shëndetshme si zierja ose përgatitja në tavë, në vend të pjekjes në skarë, raporton gazeta shneta.

    Nga Rubrika
    Lifestyle09 Shkurt 2025
    Të shpeshta janë rastet kur përballemi me infeksionet urinare, dhe të shumtën e rasteve ndjejmë një bezdi në trupin tonë. Urologu Fahredin...
    Lifestyle07 Shkurt 2025
    Dimri, me ditët e shkurtra dhe temperaturat e ulëta, mund të ketë ndikim negativ në humorin dhe energjinë e shumë njerëzve. Por...
    Lifestyle07 Shkurt 2025
    Në dimër është më e dobishme të hamë perime dimri, të cilat përmbajnë mjaft vitamina. Ndihma më e mirë për trupin që...
    Të tjera
    Lajme09 Shkurt 2025
    Prokurori i Shtetit ka njoftuar se ka ndaluar tetë persona për veprat penale kundër të drejtave të votimit. Në një komunikatë për...
    Lajme09 Shkurt 2025
    Zëdhënësi i KQZ’së, Valmir Elezi, ka thënë se KQZ është duke mbledhur të dhënat pas numërimit të fletëvotimeve nga vendvotimet. Ai shtoi...
    Lajme09 Shkurt 2025
    Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka përgëzuar qytetarët e Kosovës për procesin zgjedhor sot. Ai tha se uron që qeveria që do...
    Lajme09 Shkurt 2025
    Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza pritet sonte të mbajë një adresim për media, ku do të flasë para popullit mbi...
    Lajme09 Shkurt 2025
    Analisti Agon Maliqi ka thënë se është skandaloze që ëeb faqja e KQZ’së nuk po funksionon. Ai shtoi se dikush në KQZ...
    Lajme09 Shkurt 2025
    Lëvizja Vetëvendosje po prin me 55.77% kur janë numëruar 23.65% të votave apo 599 kuti nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. E dyta...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.