×
  • Kronika
  • Kronika

    Dështon të nisë gjykimi ndaj zyrtarëve të Mamushës të akuzuar për keqpërdorime

    FrontOnline
    16 Janar 2025

    Për shkak të mungesës së përkthyesit ligjor, dështoi të nisë gjykimi të enjten në Gjykatën Themelore në Prizren ndaj Sakir Mazrek, Ferdi Taç, Erdinç Morina, Fetah Morina dhe Visar Shala, të cilët po akuzohen se në cilësinë e zyrtarëve të Komunës së Mamushës, kanë keqpërdorur detyrën lidhur me listën e përfituesve të mbështetjes financiare pas vërshimeve.

    Në këtë gjykim, nevojitej një përkthyes ligjor për arsye se të akuzuarit i përkasin nacionalitetit turk, kështu që në mungesë të tij, dështoi seanca, raporton “Betimi për Drejtësi”.

    Sipas aktakuzës së ngritur më 20 dhjetor 2024 nga Prokuroria Themelore në Prizren, të akuzuarit Sakir Mazrek, Ferdi Taç, Erdinç Morina, Fetah Morina dhe Visar Shala po ngarkohen se më 29 janar 2021, në Mamushë, në cilësinë e personave zyrtarë, duke e shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar, në bashkëkryerje kanë tejkaluar kompetencat e tyre, me qëllim të përfitimit të çfarëdo dobie për vete apo për personin tjetër, apo që t’i shkaktojnë dëm personit tjetër ose t’i shkelin seriozisht të drejtat e personit tjetër.

    Në aktakuzë thuhet se i pandehuri Sakir Mazrek, në cilësinë e kryetarit të komisionit për vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga vërshimet dhe shirat e rrëmbyeshëm në Komunën e Mamushës, ndërsa të pandehurit Ferdi Taç, Erdinç Morina, Fetah Morina dhe Visar Shala, si anëtarë të komisionit, dyshohen se kanë përpiluar në mënyrë të kundërligjshme një raport mbi vlerësimin e dëmeve të shkaktuara dhe listën me përfituesit e mbështetjes financiare.

    Sipas aktakuzës, raporti i përpiluar më 29 janar 2021, përfshinte një listë me 169 fermerë si përfitues të mbështetjes financiare prej 416 mijë e 874 euro e 77 centë. Aty thuhet se 43 fermerë nga kjo listë janë përfshirë në kundërshtim me opinionin ligjor të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR) të datës 17 korrik 2018, dhe në kundërshtim me një vendim për shlyerjen e NIF (numrave identifikues të fermës), të cilët kanë përfituar mbështetje financiare në shumën prej 97 mijë e 456 euro e 61 centë.

    Gjithashtu, në aktakuzë thuhet se 13 persona të tjerë, që nuk janë fermerë fare, janë futur në listën e përfituesve, duke përfituar shumën prej 22 mijë e 936 euro e 70 centë. Në total, dëmi i shkaktuar ndaj buxhetit të Republikës së Kosovës përllogaritet në 120 mijë e 393 euro e 31 centë.

    Me këtë, akuzohen se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 414, par. 2 lidhur me par. 1 dhe nenin 31 të Kodit Penal.

    Vërejtje:
    Personat e përmendur në këtë artikull, sipas ligjeve të Republikës së Kosovës, konsiderohen të pafajshëm deri në vendimin e formës së prerë nga gjykata.

    Nga Rubrika
    Kronika09 Shkurt 2025
    Një shtëpi është përfshirë nga zjarri ditën e djeshme në Gjakovë. Siç bën të ditur policia e Kosovës brenda sa është gjetur...
    Kronika09 Shkurt 2025
    Një burrë është arrestuar në Prishtinë pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. Sipas policisë, me vendim të prokurorit,...
    Kronika08 Shkurt 2025
    Një burrë në Prishtinë ka raportuar në polici se djali i tij pas një mosmarrëveshjeje ushtroi dhunë psiqike ndaj tij. Pas intervistimit...
    Të tjera
    Lajme09 Shkurt 2025
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se sipas të dhënave preliminare dalja e qytetarëve në zgjedhjet paralamentare 2025 ka qenë mbi 40%....
    Lajme09 Shkurt 2025
    Gjatë fushatës zgjedhore, katër kandidatët për kryeministër kanë folur për mundësinë e lidhjes së koalicioneve paszgjedhore. Disa prej tyre kanë mohuar mundësinë...
    Lajme09 Shkurt 2025
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka thënë se opozita i ka fituar zgjedhjet. Ai tha se rezultati i AAK-së...
    Lajme09 Shkurt 2025
    Ish-Kryeinspektori i AKI-së, Burim Ramadani ka reaguar pas publikimit të Exit Pollëve. Ai në një shkrim në Facebook ka shkruar se Populli...
    Lajme09 Shkurt 2025
    Lidhja Demokratike e Kosovës mban konferencë për medie, pas pak nga ora 20:00. Sipas Exit Poll-eve të publikuara pas mbylljes së vendvotimeve,...
    Lajme09 Shkurt 2025
    Valon Feka, drejtor menaxhues në UBO Consulting ka folur për sondazhet e fundit, para EXIT POLL-it që e bën dhe publikuan ditën...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.