×
  • Lajme
  • Lajme

    Kosova vlerësohet se është më keq se para 20 vitesh në arsim

    FrontOnline
    16 Janar 2025

    Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde ka thënë se për Kosovën është e nevojshme të dihet se çfarë po ndikon në rënien cilësisë në arsim.

    Ai këto komente i bëri në tryezën e mbajtur sot “ndërtimi i së ardhmes së arsimit në Kosovë- mësime nga PISA” e organizuar nga German School of Kosova, Leadership Foundation dhe Schule Expert.

    “Shoh numrat e studentëve që shkojnë në universitete, por po shoh se në universitete publike numri po bie dhe në universitetet private po rritet”, ka thënë Rohde.

    Gjendja në arsim u cilësua e dobët edhe nga hartuesi i PISA-s dhe drejtor për arsim dhe shkathtësi në Organizatën për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik, Andreas Shcleicher.

    Madje, ai tha se gjendja në këtë sektor është më keq se para 20 vitesh.

    “Sot po ia dalim më keq se para 20 vitesh. Deri diku ka të bëjë me pandeminë Covid-19, por nuk është i vetmi problem. Sistemi shkollor ka rrugë të gjatë për të përmirësuar rezultatet arsimore”, tha ai.

    Shcleicher theksoi se mungojnë trajnimet, materialet, burimet, resurset , por stafi sipas tij është më i rëndësishmi, si dhe teknologjia.

    Shqipe Kokollari nga MASHTI gjatë kësaj tryeze tha se Fakulteti i Edukimit në Universitetin e Prishtinës mban barrën për zhvillim profesional të mësimdhënësve. Po ashtu ka theksuar se tekstet shkollore kanë përmbajte më shumë sesa që duhet./Ekonomiaonline

    Nga Rubrika
    Lajme09 Shkurt 2025
    Sipas numërimit të votave nga Demokracia në Veprim, partia Za Slobodu Pravdu i Opstanak e Nenad Rashiqit ka arritur të sigurojë 0.6...
    Lajme09 Shkurt 2025
    Partia Demokratike e Kosovës ka thënë se në komunën e Drenasit i ka fituar 16 mijë e 200 vota. Ndërsa e dyta...
    Lajme09 Shkurt 2025
    Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka bërë një reagim publik pas përfundimit të zgjedhjeve. Limaj i falenderoj publikisht qytetarët e Malishevës...
    Të tjera
    Lajme09 Shkurt 2025
    Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza pritet sonte të mbajë një adresim për media, ku do të flasë para popullit mbi...
    Lajme09 Shkurt 2025
    Analisti Agon Maliqi ka thënë se është skandaloze që ëeb faqja e KQZ’së nuk po funksionon. Ai shtoi se dikush në KQZ...
    Lajme09 Shkurt 2025
    Lëvizja Vetëvendosje po prin me 55.77% kur janë numëruar 23.65% të votave apo 599 kuti nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. E dyta...
    Lajme09 Shkurt 2025
    Web faqja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve po ka vështirësi në funksionimin e saj. Ajo nganjëherë nuk po hapet e nganjëherë nuk...
    Lajme09 Shkurt 2025
    Albert Krasniqi nga Demokracia në Veprim ka deklaruar se nga rezultatet e Exit Poll-ve të publikuara në mediat kosovare del se asnjë...
    Lajme09 Shkurt 2025
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka numëruar 5.29% të votave. Sipas këtyre rezultateve, në Mitrovicë Lëvizja Vetëvendosje ka 55.66% të votave  ...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.