×
  • Lajme
  • Lajme

    KOMF: Mos i shfrytëzoni fëmijët në fushatë zgjedhore

    FrontOnline
    16 Janar 2025

    Koalicioni i Organizatave për Mbrojtjen e Fëmijëve (KOMF) ka ngritur shqetësime për përfshirjen e fëmijëve në aktivitetet elektorale nga disa subjekte politike.

    Sipas raportimeve nga terreni, disa parti po përdorin fëmijët për promovim gjatë fushatës zgjedhore, gjë që përbën shkelje të të drejtave të tyre.

    KOMF apelon që partitë politike të ndalojnë menjëherë shfrytëzimin e fëmijëve, duke theksuar se kjo praktikë është e dëmshme dhe nuk është në interesin e tyre më të mirë.

    Poashtu , KOMF u bën thirrje Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) dhe mediave të monitorojnë rastet e tilla dhe të raportojnë shkeljet, duke mbrojtur identitetin e fëmijëve.

    “KOMF në të njëjtën kohë i bën thirrje edhe prindërve që të mos i politizojnë fëmijët, të mos i përfshijnë në asnjë formë në fushatë dhe të mos i marrin fëmijët me vete në aktivitetet të cilat organizohen nga partitë politike”, thuhet tutje në komunikaten për medie.

    Nga Rubrika
    Lajme19 Shkurt 2025
    Viona Bunjaku nga Lëvizja ‘’FOL’’ për FrontOnline, e konsideron legjitime kërkesën e PSRK-së drejtuar Gjykatës së Apelit. ‘’Kërkesa e Prokurorisë Special është...
    Lajme19 Shkurt 2025
    Gjykata e Apelit e ka vërtetuar aktgjykimin e shkallës së parë për dënimin e Dardan Krivaqës me bugim të përjetshëm, për vrasjen...
    Lajme19 Shkurt 2025
    Kryeministri, Albin Kurti ka pranuar letër urimi nga homologu slloven, Robert Golob me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës....
    Të tjera
    Lajme19 Shkurt 2025
    Besian Mustafa nga LDK ka thënë se Lumir Abdixhiku ka marrë mbi 85 për qind të votave të partisë. “Kryetari i LDK-së...
    Lajme19 Shkurt 2025
    Presidentja Vjosa Osmani, ka pranuar një mesazh urimi nga Sekretarja e Përgjithshme e Frankofonisë, Luise Mushikiëabo, me rastin e 17-vjetorit të shpalljes...
    Lajme19 Shkurt 2025
    Ish-deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa, për FrontOnline ka komentuar kërkesën e PRSK-së bërë pranë Gjykatës Themelore që Albin Kurti, të paraqitet në...
    Lajme19 Shkurt 2025
    Ismet Kryeziu nga Demokraci në Veprim ka thënë se sistemi aktual zgjedhor favorizon “lojalitetin dhe strukturën e partisë ku shumë deputetë mbështeten...
    Lajme19 Shkurt 2025
    Sikur në shumë evente kryesore nëpër botë, Devolli Corporation po merr pjesë edhe sivjet në panairin “Gulfood Fair 2025” që po mbahet...
    Lajme19 Shkurt 2025
    Në draft-raportin e Parlamentit Evropian për Kosovën kërkohet heqja e masave të Bashkimit Evropian të vendosura në qershor të viti 2023. “Ftojmë...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.