×
  • Lifestyle
  • Lifestyle

    Ushqimet që duhen larë patjetër para se t’i konsumoni

    FrontOnline
    30 Qershor 2020

    Larja e perimeve, frutave dhe barishteve është e një rëndësie thelbësore për sigurinë ushqimore.

    Megjithatë, ka shumë njerëz që e neglizhojnë këtë aspekt.

    Në këtë artikull të përgatitur nga AgroWeb do të mësoni për listën e ushqimeve që duhen larë patjetër përpara konsumit.

    Avokado

    Fakti që lëkura e avokados është e pangrënshme nuk do të thotë që ajo nuk duhet larë.

    Nëse ka baktere në lëkurë, ato do të transferohen shumë shpejt në pjesën e tulit.

    E njëjta logjikë vlen edhe për portokallin dhe fruta të tjera si: molla, shalqini, pjepri, frutat e pyllit, limonin e verdhë dhe limonin jeshil.

    Barishtet

    Nëse blini sallata me barishte të paketuara, ekspertët këshillojnë t’i shpëlani por nëse i keni blerë direkt nga tufa në tezgat e shitësve atëherë duhet të siguroheni që t’i lani barishtet me ujë të rrjedhshëm dhe me pak uthull ose sodë buke.

    Kësisoj do të mbroni veten dhe familjen si fillim nga helmimi e më pas nga probleme të tjera.

    I njëjti rregull duhet të zbatohet edhe me erëzat e freskëta siç janë majdanozi, kopra, etj.

    Patatet

    Edhe nëse keni ndërmend ta qëroni pataten, ajo duhet larë.

    Larja është e domosdoshme për të shmangur transferimin e baktereve nga lëkura në pjesën e brendshme të patates.

    Legumet e konservuara

    Legumet e konservuara ku përfshihen edhe paketimet e fasuleve të ndryshme janë perfekte për një vakt të shpejtë por përpara se t’i hidhni direkt nga kavanozi në tenxhere, shpëlajini me ujë.

    Lëngu ku konservohen këto legume mund të ketë shumë kripë dhe përbërës të tjerë që tjetërsojnë shijen e gatimit tuaj.

    Orizi

    Amvisat shqiptare e kanë pasur gjithnjë traditë shpëlarjen e orizit para gatimit të pilafit.

    Përveç pastërtisë, shpëlarja e orizit ka si qëllim heqjen edhe të niseshtesë së tepërt dhe për të lejuar që kokrrizat të mos ngjiten me njëra tjetrën.

    E njëjta logjikë vlen edhe për kinoan dhe drithëra të tjerë përveç makaronave.

    Nga Rubrika
    Lifestyle14 Mars 2025
    Dashi Horoskopi i datës 14 mars 2025 nga Christine Haas Sot askush nuk do ju marrë seriozisht kështu që duhet më patjetër...
    Lifestyle13 Mars 2025
    Ka disa ushqime që edhe nëse konsumohen në sasi të vogla, sabotojnë çdo përpjekje për të humbur peshë. Studimet kanë treguar se...
    Lifestyle12 Mars 2025
    Mirësevini në horoskopin e Brankos për sot, e mërkurë, 12 mars 2025! Yjet flasin qartë dhe zbulojnë sekretet e fshehura në qiell....
    Të tjera
    Bota/Rajoni14 Mars 2025
    Gjykata e Bosnje e Hercegovinës ka urdhëruar vendosjen e liderëve të entitetit serb Republika Sërpska në paraburgim 30-ditor, menjëherë pasi ata të...
    Lajme14 Mars 2025
    Hykmete Bajrami nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar pas propozimit të Zyrrës së Rregullatorit të Energjisë për shtrentimin e rrymës për...
    Bota/Rajoni14 Mars 2025
    Radio Evropa e Lirë Mijëra qytetarë dolën në rrugët e Beogradit mbrëmjen e së premtes për t’i mirëpritur studentët që po mbërrijnë në...
    Lajme14 Mars 2025
    Pesë persona janë lënduar si pasojë e një përleshjeje që ka ndodhur sonte në Prishtinë, më saktë në rrugën “Lidhja e Prizrenit”....
    Lajme14 Mars 2025
    Deputetja e zgjedhur e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka thënë se sipas Nenit 26 të Ligjit për Qeverinë, i cili...
    Lajme14 Mars 2025
    Ish-presidenti Hashim Thaçi dje ka vizituar babain i tij në QKUK. Me të dalë nga aty, Thaçi përshëndeti me dorë nga larg...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.