×
  • Lajme
  • Lajme

    UNICEF-i i jep donacion IKSHPK-së pajisje për testimin e cilësisë së ujit të pijshëm

    FrontOnline
    15 Korrik 2020

    Zyra e UNICEF-it në Kosovë ia ka dorëzuar sot Institutit Kosovar të Shëndetësisë Publike (IKShP), dhjetë (10) sete të pakove për testimin e cilësisë së ujit të pijshëm. Këto pajisje ishin përdorur nga Agjencia e Statistikave të Kosovës gjatë punës në terren me Anketën e Grupimit të Treguesve të Shumëfishtë (MICS).

    Në komunikatën e UNICEF-it thuhet se anketa MICS ofron të dhëna të besueshme dhe të krahasueshme në nivel ndërkombëtar për shëndetin dhe ushqyerjen e fëmijëve, vdekshmërinë, mbrojtjen, edukimin, dhe kushtet e përgjithshme të jetesës, si dhe informata në lidhje me shëndetin riprodhues dhe kushtet e jetesës së grave dhe burrave.

    Që nga dhjetori i vitit 2019 deri në mes të marsit të vitit 2020, nëntë ekipe të MICS-it kanë mbledhur të dhëna duke përdorur tabletë gjë që siguron cilësinë dhe besueshmërinë e informatave të mbledhura në terren.

    Ekipet kanë vizituar të gjitha zonat e përzgjedhura të numërimit dhe i intervistuar rreth 8,000 familje, mblodhën mostrat e ujit nga popullsia e përgjithshme dhe komuniteti Rom, Ashkali dhe Egjiptian.

    Anketa MICS 2019-2020 në Kosovë e cila është planifikuar të kryhet në tremujorin e fundit të vitit 2020 do të ofrojë të dhëna të besueshme, të përpikta dhe të krahasueshme në nivel ndërkombëtar në lidhje me rreth 200 treguesë- gjysma e të gjithë treguesve OZhQ të Anketës – që lidhen me edukimin shëndetësor, mbrojtjen, kushtet e përgjitshme të jetesës dhe shëndetin riprodhues të grave dhe burrave. Të dhënat janë tërësisht të ndara sipas gjinisë, grupmoshave, zonës së vendbanimit, kuintileve të pasurisë, aftësisë së kufizuar dhe statusit të migrimit, përkatësisë etnike e kështu me radhë.

    MICS-i do të tregojë progresin e arritur që nga MICS-i i mëparshëm i kryer në periudhën 2013-2014 dhe do të mundësojë analiza të të dhënave të mëtejshme për të ofruar fakte për fëmijët në familjet e tyre, para, gjatë dhe pas pandemisë COVID-19.

    UNICEF-i mbetet i përkushtuar të vazhdojë partneritetin e vet me të gjithë akterët për të avokuar për ndërhyrje të mëtejshme bazuar në gjetjet e MICS 2019-2020 në Kosovë. Falënderojmë Ministrinë e Financave, UN Women, UNFPA-n dhe EKBK-në që financuan anketën MICS në Kosovë.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Analisti Milazim Krasniqi ka vlerësuar së Kosova nuk e ka luksin të shkojë në zgjedhje të reja në këtë kohë. Ai ka...
    Lajme04 Mars 2026
    KESCO, në cilësinë e Furnizuesit të Shërbimit Universal, njofton se në përputhje me Ligjin për Energjinë Elektrike dhe me kërkesë të Zyrës...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputetja e LDK-së, Janina Ymeri ka dërguar pyetje në KEK në lidhje me thëngjillin përgjatë vitit 2025 dhe 2026. Këto pyetje ajo...
    Të tjera
    Kronika04 Mars 2026
    Dy persona janë rrahur mes vete, si pasojë e një mosmarrëveshjeje në komunikacion në Fushë Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, rasti ka...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Katari është vënë në shënjestër të dy raketave balistike iraniane, thotë ministria e tij e mbrojtjes. Njëra prej këtyre raketave u kap...
    Sport04 Mars 2026
    Ndeshja midis kampionëve të Evropës, Spanjës dhe mbajtësve të Kupës së Amerikës, Argjentinës, ishte planifikuar të luhej më 27 mars në stadiumin...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Franca ka vendosur avionë luftarakë “Rafale” mbi qiellin e Emirateve të Bashkuara Arabe për të mbrojtur bazat e saj ushtarake atje, tha...
    Lajme04 Mars 2026
    Blerim Canaj, analist politik duke folur për ”Front Online” lidhur me zhvillimet rreth zgjedhjes së presidentit ka hedhur dyshime mbi kandidaturat që...
    Lajme04 Mars 2026
    Analisti politik, Arton Demhasaj në një prononcim për “Front Online” ka folur lidhur me zhvillimet e fundit rreth çështjes së zgjedhjes së...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.