×
  • Lajme
  • Lajme

    Ulutash takohet me Crosetton, diskutojnë për situatën e sigurisë në Kosovë dhe rajon

    FrontOnline
    29 Mars 2024

    Komandanti i misionit të KFOR-it në Kosovë, Ozkan Ulutash, sot është takuar me ministrin e Mbrojtjes së Republikës së Italisë, Guido Crosetton, i cili është duke qëndruar për vizitë në Prishtinë.

    Siç thuhet në komunikatën e KFOR-it, Ulutash dhe ministri Crosetto ndanë pikëpamjet mbi situatën e sigurisë në Kosovë dhe në mbarë rajonin.

    Komandanti i KFOR-it përshëndeti profesionalizmin e trupave italiane dhe kontributin e tyre të shkëlqyer në aktivitetet e përditshme të KFOR-it.

    Crosetto u takua edhe me personelin italian. Ai i falënderoi për përkushtimin dhe shërbimet e tyre.

    “Profesionalizmi dhe angazhimi juaj janë të lavdërueshme; ato pasqyrojnë vlerat e Republikës italiane dhe kontributin e gjatë dhe angazhimin e palëkundur të Italisë në këtë mision të NATO-s dhe për stabilitetin rajonal”, tha Crosetto.

    Crosseto gjatë ditës është pritur në takim edhe nga homologu i tij italian, Ejup Maqedonci, me të cilin ka diskutuar për thellimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtje.

    Me rastin e Black Friday, 28 Nëntorit dhe 32 vjetorin e kompanisë, Petrol Company me çmime marramendëse në derivate dhe…
    Nga Rubrika
    Lajme27 Prill 2024
    Krerët më të lartë të shtetit e familjarë të viktimave u mblodhën në “Lëndinën e Pikëllimit”, në 25-vjetorin e masakrës së Mejës,...
    Lajme27 Prill 2024
    Misioni Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë (EULEX) ka marrë pjesë në aktivitetin e institucioneve të vendit për të përkujtuar të...
    Lajme27 Prill 2024
    Në Kosovë sot po shënohet Dita Kombëtare e Personave të Zhdukur nga lufta e fundit. Për këtë ditë janë organizuara aktivitete të...
    Të tjera
    Lajme27 Prill 2024
    Policia e Kosovës ka publikuar raportin 24 orësh. Aty bëhet e ditur se janë regjistruar 8 raste të dhunës në familje. Dy...
    Lajme27 Prill 2024
    Kryeministri Albin Kurti është shprehur optimist për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës. Në një intervistë me DW, ai shpjegon se...
    Lajme27 Prill 2024
    Pal Lekaj nga radhët e AAK-së, lidhur me kërkesën e ndërkombëtarëve drejtuar Kurtit për themelimi e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe...
    Lajme27 Prill 2024
    Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, kanë mirëpritur vendimin e Këshillit të Ministrave të Bashkimit Evropian (BE) i cili ka marr...
    Lajme27 Prill 2024
    Në Ditën e të Zhdukurve të luftës së fundit në Kosovë, presidentja Vjosa Osmani, ministra të kabinetit qeveritar e ambasadorë të akredituar...
    Lajme27 Prill 2024
    Lidhja Demokratike e Kosovës ka përkujtuar të pagjeturit e luftës së fundit në Kosovë, ku 27 prilli shënon Ditën Ndërkombëtare të tyre...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.