×
  • Lajme
  • Lajme

    Schwabe skeptik për anëtarësimin e Kosovës në KiE, Knaus alarmon se Vuçiq mund t’ia dalë me sukses ta shtyjë votimin për pranim

    FrontOnline
    27 Prill 2024

    Kryetari i delegacionit gjerman në Këshillin e Evropës, Frank Schwabe ka thënë se nga këndvështrimi aktual, shanset e Kosovës për t’u bërë anëtare e Këshillit të Evropës janë 50/50.

    Ai ka thënë se arritja e shumicës në Asamblenë Parlamentare ka qenë një hap shumë domethënës, megjithatë ka edhe shumë punë për t’u bërë.

    “Nga këndvështrimi i sotëm, shanset janë 50/50 për qind. Hapi domethënës që arritëm me shumicën në Asamblenë Parlamentare sigurisht që ka lënë përshtypje tek qeveritë, ministrat dhe komisionet. Por ka ende shumë për të bërë”, tha politikani socialdemokrat për DW.

    Edhe më skeptik është Gerald Knaus, kryetar i Iniciativës Evropiane për Stabilitet, (ESI). Knaus ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, po bën fushatë të suksesshme për të shtyrë votimin e anëtarësimit të Kosovës.

    “Ne vëmë re që presidenti i Serbisë po bën një fushatë të suksesshme për të bindur shtetet kyçe në Evropë që të shtyjnë votimin për pranimin e Kosovës për momentin, duket sikur presidenti Vuçiç do ta fitojë këtë betejë”, ka thënë Knaus për DW.

    Menaxho shpenzimet dhe fito zbritje me aplikacionin e Petrol Company
    Nga Rubrika
    Lajme09 Maj 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kujtuar heroin Ilir Konushevci, në 26-vjetorin e rënies. E para e vendit thotë se Konushevci me...
    Lajme09 Maj 2024
    Deputetja e PDK-së, njëherit anëtarja e Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë, Ariana Musliu-Shoshi, për FrontOnline konsideron se Dita Evropës nuk...
    Lajme09 Maj 2024
    Zëvendëskryeministri për çështje ekonomike në Maqedoni të Veriut, Fatmir Bytyqi, ka njoftuar se pas rezultatit të sotëm të LSDM-së, jep dorëheqje nga...
    Të tjera
    Lajme09 Maj 2024
    9 maji shënon Ditën Evropës, kontinentit në të cilin bën pjesë edhe Kosova. Këtë vit vendi ynë e feston këtë ditë, nën...
    Bota/Rajoni09 Maj 2024
    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka marrë pjesë të mërkurën në panelin “Perspektiva Europiane e Ballkanit Perëndimor”, i cili u zhvillua në...
    Bota/Rajoni09 Maj 2024
    Këshilli Shtetëror Zgjedhor ka numëruar mbi 95 % të votave, sipas të cilave partia fituese VMRO-DPMNE ka marrë 43.14 % ose 414...
    Lajme09 Maj 2024
    Sot parashihet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale të shkurtra me diell, ku pritet kohë pas kohe të ketë...
    Lajme08 Maj 2024
    Në rastin e shënimit të 9 Majit, Ditës së Evropës, kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca mori pjesë dhe mbajti fjalë rasti në...
    Bota/Rajoni08 Maj 2024
    Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve i ka numëruar 90 për qind të votave për zgjedhjet kuvendare. Prej tyre partia që më shumë ka...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.