×
  • Lajme
  • Lajme

    Aliu për kundërshtimin e punimeve të rrugës Kijevë-Dollc: Devijimi i rrugës është çështje teknike jo politike

    FrontOnline
    27 Prill 2024

    Ministri i Mjedisit Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka deklaruar se kundërshtitë e banorëve të fshatrave Rixhevë, Gllarevë dhe Stapanicë të Klinës, nuk mund t’i ndalin punimet.

    Ministri i MMPHI-së, ka thënë se diskutimet për devijimin e kësaj rruge me banorët e kanë bërë para se projekti të vendoset në prokurim dhe se Ministria ka pasur takime të vazhdueshme me ta duke shqyrtuar variantet edhe problemet që dalin nga devijimi i rrugës.

    Ai ka thënë se varianti i cili është marr për bazë është më optimali dhe se ky devijim nuk është bërë për çështje politike, por sipas tij, për çështje teknike.

    “Të gjitha diskutimet gjatë kohës sa është vendos, para se të vendoset prokurimi janë kryer, ka pasur takime të vazhdueshme tek Ministria Infrastrukturës me zv.ministrin i cili aspektin teknik e njehë shumë mirë të situatës edhe i ka shqyrtuar edhe variantet edhe problemet që dalin nga devijimet e rrugëve. Varianti cili është marr për baze është konsideruar varianti më optimal dhe kjo është çështje teknike nuk është çështje politike”, ka thënë ai.

    Aliu ka thënë se me banorët tani mund të bisedohet se çka mund të kihet parasysh gjatë ndërtimit të rrugës dhe se tani punimet kanë filluar dhe se ato nuk mund të ndalen.

    “Unë mendoj se çështja e ndërtimit të rrugës është vendos edhe laborati i shpronësimit edhe rregullat e shpronësimit edhe krejt, marrëdhëniet me ta mbase mund të diskutohet se çka mund të kihet parasysh gjatë ndërtimit. Po kontratat janë nënshkruar punimet kanë filluar, ato nuk mund të ndalen”, ka thënë ai për Ekonomia Online

    Gjatë kësaj javë tre persona janë arrestuar gjatë protestave në kundërshtim të këtyre punimeve, e lëndime trupore kanë pësuar dy zyrtarë policorë dhe dy të dyshuar.

    KESCO: Për 11 ditë u importuan rreth 5.4 milionë euro energji elektrike
    Nga Rubrika
    Lajme09 Maj 2024
    Dje në Republikën e Maqedonisë Veriore, janë mbajtur zgjedhjet parlamentare dhe ato presidenciale. Nga rezultatet e publikuara nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve...
    Lajme09 Maj 2024
    Gordana Siljanovska-Davkova do të jetë presidentja e re e Maqedonisë së Veriut pasi edhe në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale ka...
    Lajme09 Maj 2024
    Teksa ka hedhur kritika mbi qeverinë aktuale në krye me kryeministrin Albin Kurti, deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi thotë se qasja e...
    Të tjera
    Lajme09 Maj 2024
    “Polonia si një shtet mik, ka një potencial të madh të bashkëpunimit ekonomik në eksport dhe import, shkëmbim të studentëve, ekspertëve, përvojave...
    Lajme09 Maj 2024
    Qeveria e Kosovës ka mohuar se lajmi rreth përfundimit të mandatit të të dërguarit amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar të ketë...
    Lajme09 Maj 2024
    Qytetarët kanë mendime të ndryshme sa i përket festimit të Ditës së Evropës. Disa thonë se duhet festuar e disa janë kundër...
    Lajme09 Maj 2024
    Kryetari i kuvendit, Glauk Konjufca, ka marrë pjesë në pritjen e organizuar nga Zyra e BE-së në Kosovë me rastin e 9...
    Bota/Rajoni09 Maj 2024
    Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, zëvendësoi komandantin e forcave të tij speciale të enjten, herën e dytë në gjysmë viti që ai ndryshon...
    Vip09 Maj 2024
    Këngëtari i mirënjohur Sinan Hoxha është mjaftë aktiv në rrjetet sociale. Ai pak orë me parë ka ndarë një foto me djalin...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.