×
  • Lajme
  • Lajme

    Davkova ia kthen në shqip presidentes Osmani: Uroj ta vazhdojmë bashkëpunimin për të arritur integrimin në BE si synim strategjik

    FrontOnline
    09 Maj 2024

    Gordana Siljanovska-Davkova do të jetë presidentja e re e Maqedonisë së Veriut pasi edhe në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale ka fituar përballë Stevo Pendarovskit. Për këtë fitore në zgjedhje Davkovën e ka uruar edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

    Davkova i është përgjigjur urimit të presidentes së Kosovës, duke thënë se është e lumtur për urimin e sinqertë dhe ka shtuar se ësht ëe lumtur që gratë në rajon po bëjnë histori politike duke udhëhequr pozita kyçe.

    Gjithashtu kandidatja që ka fituar zgjedhejt presidenciale, ka thënë se uron që të vazhdohet bashkëpunimi në mes të dy shteteve drejt objektivit për integrim në Bashkimin Evropian dhe për forcimin e raporteve përmes asaj që Davkova e ka quajtur “sinergji “femërore””

    “E nderuar Vjosa, më gëzoi urimi Juaj i sinqertë. Jam e lumtur për faktin që gratë në rajonin tonë po bëjnë histori politike, duke qëndruar guximshëm në pozita kyçe. Uroj të vazhdojmë bashkëpunimin tonë edhe në të ardhmen, për të arritur përfundimisht objektivin kryesor strategjik, integrimin evropian të të gjithë rajonit, si dhe për të forcuar marrëdhëniet tona përmes një sinergjie “femërore””, ka shkruar Davkova.

    Përmes investimeve, KEDS iu ofron rreth 10 mijë banorëve të Vitisë stabilitet energjetik
    Nga Rubrika
    Lajme20 Maj 2024
    Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka bërë thirrje nga partitë e tjera opozitare që t’i mbështesin...
    Lajme20 Maj 2024
    Shefja e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka bërë të ditur se të enjten do të mbahet seancë e re, ku...
    Lajme20 Maj 2024
    Analisti politik, Dritëro Arifi, për FrontOnline thotë se do ta vlerësonte qeverisjen e Albin Kurit me notë shtatë dhe se kreditin pozitiv...
    Të tjera
    Lajme20 Maj 2024
    Kryeshefi Ekzekutiv i “Trafikut Urban”, Burim Maraj, nënshkroi marrëveshje me menaxherin e Shitjes dhe Kujdesit në Telekomin e Kosovës, Kreshnik Domi. Sipas...
    Sport20 Maj 2024
    Tifozat Kuq e Zi, që njihen edhe si tifozët zyrtarë të Kombëtares Shqiptare të futbollit, e kanë realizuar sot një aksion para...
    Kronika20 Maj 2024
    Policia në Pejё, nё vazhdimin e implementimit tё planit operativ “Motoçiklistët kundërvajtës” ka sekuestruar: 19 motoçikleta tё llojeve tё ndryshme, ndёrsa pёr...
    Lajme20 Maj 2024
    Pas shirave të rrëmbyeshëm në Kosovë, u shkaktua rrëshqitje e dheut, gjë që bëri të mbyllet rruga Prishtinë – Gjakovë. Por, zëvendësministri...
    Lajme20 Maj 2024
    Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim ministren për Zhvillim Social dhe Familje të Katarit, Maryam bint Ali...
    Bota/Rajoni20 Maj 2024
    Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, i ka dërguar ngushëllimet e tij liderit suprem të Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, për vdekjen e presidentit...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.