×
  • Lajme
  • Lajme

    Konjufca uron Ditën e Evropës: Kosova duhet të anëtarësohet pa kushte shtesë në KiE

    FrontOnline
    09 Maj 2024

    Kryetari i kuvendit, Glauk Konjufca, ka marrë pjesë në pritjen e organizuar nga Zyra e BE-së në Kosovë me rastin e 9 Majit, Ditës së Evropës.

    Konjufca tha se kjo datë shërben si dëshmi për vendosmërinë e popullit dhe institucioneve të Kosovës për rrugën drejt familjes evropiane dhe mishërimin me vlerat demokratike që promovon ajo.

    “Ndonëse kanë mbetur edhe pak ditë deri në mbledhjen e Këshillit Ministror, ne besojmë që Kosova meriton dhe duhet të anëtarësohet pa kushtëzime shtesë, të jetë anëtarja më e re me të drejta të plota në Këshillin e Evropës’’, tha Konjufca, transmeton Klankosova.tv.

    Tutje, Konjufca tha se për Kosovën por edhe për të gjithë rajonin, anëtarësimi në BE është i rëndësisë së veçantë, e ku sipas tij, përfitimet janë të dyanshme.

    ‘’Më shumë paqe, siguri dhe prosperitet zhvillimor për Kosovën dhe rajonin do të thotë një Evropë më e fortë dhe më e sigurt’’, tha tutje Konjufca.

    Më tej, kreu i kuvendit tha se tashmë janë bërë më shumë se një vit prej kur Kosova ka aplikuar për anëtarësimin në BE, e që sipas tij, Kosovës nga institucionet e BE-së e aleatët e tjerë, i duhet përkrahje për ndërmarrjen e hapave konkretë.

    ‘’Qytetarët e Kosovës, pavarësisht pritjes së gjatë, vazhdojnë të besojnë në politikat integruese evropiane dhe të kontribuojnë çdo ditë në zhvillimin e shoqërisë dhe institucioneve tona demokratike. Këtë e dëshmon edhe çmimi që do të ndahet në këtë ceremoni’’, potencoi ai.

    Comodita me dyshekët e saj në Panairin MOW, fiton klientë të rinj në Gjermani
    Nga Rubrika
    Lajme01 Qershor 2024
    Ushtrimi ushtarak “EFES 2024”, i mbajtur në Izmir të Turqisë ka përfunduar dje. Për dy ditë të zhvillimit të këtij ushtrimi, në...
    Lajme01 Qershor 2024
    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka mbajtur një tubim me bashkëatdhetarë në Gjeneve të Zvicres me rastin e shënimit të 34 vjetorit...
    Lajme01 Qershor 2024
    Kompanisë ajrore, “Air Prishtina” dyshohet t’i ketë dalë telashe me aeroplanët me të cilët operon zakonisht. Më 31 maj, dyshohet se kompania...
    Të tjera
    Vip01 Qershor 2024
    Modelet Bella dhe Gigi Hadid po dhurojnë kolektivisht një milion dollarë për të mbështetur përpjekjet e ndihmës, sipas agjentit të tyre. Paratë...
    Bota/Rajoni01 Qershor 2024
    Presidenti francez, Emmanuel Macron, është tërësisht dakord me planin e homologut të tij amerikan, Joe Biden, për të pushuar përfundimisht luftën në...
    Lajme01 Qershor 2024
    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në ishullin e Kretës në Greqi, ku një fëmijë me origjinë shqiptare është mbytur në det....
    Lajme01 Qershor 2024
    Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Fatmir Humolli e ka cilësuar si gabim, që kushdo që i bënë Kosovës presion që mos me...
    Lajme01 Qershor 2024
    Qytetarët e Kosovës e kanë humbur të drejtën e tyre ligjore për kompensim për faturat e rrymës që kanë paguar në emër...
    Lajme01 Qershor 2024
    Qeveria gjermane modernizoi vitin e kaluar ligjin e migracionit duke lehtësuar rregullat për ardhjen e fuqisë punëtore në Gjermani. Nga 1 Qershori...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.