×
  • Lajme
  • Lajme

    Inaugurohet Konsullata e Përgjithshme e Kosovës në Poloni, Gërvalla: Dëshmi e fuqizimit të marrëdhënieve bilaterale

    FrontOnline
    09 Maj 2024

    “Polonia si një shtet mik, ka një potencial të madh të bashkëpunimit ekonomik në eksport dhe import, shkëmbim të studentëve, ekspertëve, përvojave në proceset integruese dhe ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon”, tha ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, e cila falënderoi Poloninë për mbështetjen e dhënë ndër vite për Kosovën.

    Ajo vëri në pah rolin e madh të dy figurave të rëndësishme polake, ish-kryeministrit Mazowietzky dhe Papa Gjon Palit II për përkrahjen e tyre në ditët e vështira të okupimit serb.

    Gërvalla falënderoi Poloninë edhe për mbështetjen e saj të madhe  për anëtarësimin e saj në Këshillin e Evropës dhe organizata tjera ndërkombëtare.

    Me një ceremoni zyrtare, me pjesëmarrje edhe të Ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci,  Nënsekretares së Shtetit të Ministrisë së Jashtme të Polonisë, Ministres Moscicki-Dendys si dhe Anëtarëve të Kuvendit (Sejmit) të Polonisë, ambasadorëve të akredituar në Poloni, përfshirë Nuncin Apostolik (Vatikani) shteteve të Kuintit dhe shteteve tjera nga Evropa dhe rajoni, është hapur Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Varshavë të Polonisë, e udhëhequr nga Ambasadori, Drilon S. Gashi, i cili i uroi mirëseardhje të ftuarve dhe e përshkroi Poloninë si “mik të mirë në kohë të vështira.”

    Nga ana tjetër, nënsekretarja e Shtetit të Ministrisë së Jashtme të Polonisë, Ministrja Moscicki-Dendys  përgëzoi Republikën e Kosovës për ceremoninë dhe shprehu vullnetin dhe përkushtimin e Polonisë për të intensifikuar marrëdhëniet bilaterale në fushat me interes të përbashkët.

    Ajo tutje tha se krijimi i Misionit të Kosovës paraqet një gurthemel të rëndësishëm në forcimin e marrëdhënieve midis Polonisë dhe Kosovës. Ministrja polake vlerësoi lart ndihmën e Kosovës për Ukrainën dhe orientimin e saj të qartë perëndimor, duke ofruar mbështetjen polake në shumë fusha e sidomos në shtimin e lidhjeve ekonomike, kulturore dhe ndihmën në anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës dhe integrimin në BE.

    Në ceremoni morën pjesë edhe profesionistë, profesorë, gazetarë, udhëheqës dhe anëtarë të komunitetit shqiptaro-polak dhe të Kosovës në Poloni.

    IPKO i dhuron Komunës së Fushë Kosovës ekografi të sofistikuar për zbulimin e hershëm të kancerit Konfirmon përkushtimin e saj…
    Nga Rubrika
    Lajme20 Maj 2024
    Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka bërë thirrje nga partitë e tjera opozitare që t’i mbështesin...
    Lajme20 Maj 2024
    Shefja e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka bërë të ditur se të enjten do të mbahet seancë e re, ku...
    Lajme20 Maj 2024
    Analisti politik, Dritëro Arifi, për FrontOnline thotë se do ta vlerësonte qeverisjen e Albin Kurit me notë shtatë dhe se kreditin pozitiv...
    Të tjera
    Lajme20 Maj 2024
    Kryeshefi Ekzekutiv i “Trafikut Urban”, Burim Maraj, nënshkroi marrëveshje me menaxherin e Shitjes dhe Kujdesit në Telekomin e Kosovës, Kreshnik Domi. Sipas...
    Sport20 Maj 2024
    Tifozat Kuq e Zi, që njihen edhe si tifozët zyrtarë të Kombëtares Shqiptare të futbollit, e kanë realizuar sot një aksion para...
    Kronika20 Maj 2024
    Policia në Pejё, nё vazhdimin e implementimit tё planit operativ “Motoçiklistët kundërvajtës” ka sekuestruar: 19 motoçikleta tё llojeve tё ndryshme, ndёrsa pёr...
    Lajme20 Maj 2024
    Pas shirave të rrëmbyeshëm në Kosovë, u shkaktua rrëshqitje e dheut, gjë që bëri të mbyllet rruga Prishtinë – Gjakovë. Por, zëvendësministri...
    Lajme20 Maj 2024
    Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim ministren për Zhvillim Social dhe Familje të Katarit, Maryam bint Ali...
    Bota/Rajoni20 Maj 2024
    Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, i ka dërguar ngushëllimet e tij liderit suprem të Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, për vdekjen e presidentit...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.