×
  • Vip
  • Vip

    U ndanë si çift, por jo edhe si partner biznesi, ky është çmimi i shampanjës të prodhuar nga Brad dhe Angelina

    FrontOnline
    02 Shtator 2020

    Projektet e Hollywood-it mund të jenë në pritje për momentin, por ndërmarrja e përbashkët e Brad Pitt dhe Angelina Jolie është ende në aktivitet të plotë.

    Në një intervistë me People, Pitt foli pak për daljen në treg të një shampanje nga marka e verës, “Miraval”, që ai dhe Jolie kanë.

    Një shampanjë rose e quajtur “Fleur de Miraval” është prodhimi më i ri i ish-bashkëshortëve, i cili pritet të dalë në treg në datën 15 tetor.

    “Shampanja bën bashkë ndjesitë e kremtimit, cilësisë, prestigjit dhe luksit, por shampanja rose është ende relativisht e panjohur” u shpreh Pitt.

    Më pas ai vazhdon:

    “I mbështetur nga suksesi ynë me Miraval në Provence të Francës, doja që të përpiqeshim të krijonim një moment të rëndësishëm të markës, duke krijuar shampanjën rose dhe duke i përqendruar të gjitha përpjekjet tona vetëm në një ngjyrë.”

    Pija e re është krijuar duke përdorur metodën tradicionale të marinimit dhe u prodhua brenda departamentit Champagne, në verilindje të Francës, në mënyrë që të klasifikohet si një shampanjë origjinale.

    Ajo do të vijë e paketuar në një shishe të zezë, të hollë dhe me detaje të rozës së lehtë.

    Çmimi i shitjes së shampanjës do të jetë $390.

    “Rezultati është spektakolar dhe unë jam shumë krenar për këtë. Miraval nuk është një “verë të famshmish” për mua. Mbi të gjitha, është një pasuri e mrekullueshme, e jashtëzakonshme, me të cilën u dashurova dhe do vazhdoj të investoj për ta bërë një nga vendet më të mira në Provence.”

    Ai thotë se për prodhimin e verës, ka bashkëpunuar me familjen Perrin, që janë prodhues të saj prej 5 brezash.

    “Së bashku, i jemi futur kësaj pune për një kohë afatgjatë. Nuk është diçka kalimtare.”

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.