Gjuha:
×
  • Tenderët
  • Tenderët

    U dogj një ditë pas nisjes së restaurimit, sa para ndau Ministria e Çekut për objektin e ish-Gjimnazit të Ferizajt

    Fatlum Berisha
    26 Mars 2023

    Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ndau gjysmë milion euro për restaurimin e objektit të ish-gjimnazit të Ferizajt, “Ismail Qemali’.

    Objekti, i cili përfaqëson vlerë të trashëgimisë kulturore, u përfshi nga një zjarr i madh ditë më parë.

    Punët po i kryente kompania “Limit Project”, e cila u shpall fituese në tenderin e MKRS-së më 2 mars 2023.

    Firmën në kontratë e hodhi edhe ministri i këtij dikasteri, Hajrulla Çeku.

    Për tenderin, në të cilin u përdor procedura e hapur, morën pjesë vetëm dy kompani.

    Bëhet fjalë për kompaninë “Limit Project” dhe konsorciumin “Design” e “Termomontim”.

    E para ofertoi me 499 mijë euro, kurse i dyti ofertoi me 449 mijë sosh.

    Ani pse konsorciumi ofroi çmim më të ulët, e që ishte kriteri kryesor për dhënien e tenderit, nuk fitoi në fund.

    Kjo meqë sipas Zyrës së Prokurimit në Ministri nuk plotësoi kriteret tjera të kërkuara në Dosjen e Tenderit.

    Grupi i operatorëve ekonomikë “Design” e “Termomontim” ishte ankuar në Organin Shqyrtues të Prokurimit në nëntor të 2022-ës.

    Kësisoj aktiviteti prokurues ishte pezulluar.

    Megjithatë OSHP kishte hedhur poshtë si të pabazë ankesën e konsorciumit, teksa kishte bërë të qartë se vendimi i MKRS-së për ta shpërblyer kompaninë “Limit Project” mbetet në fuqi.

    Ministria kishte parashikuar shpenzimin e 523 mijë eurove për këtë projekt.

    Çeku ngul këmbë në restaurim, përmendet mafia

    Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), Hajrulla Çeku, e ka quajtur krim djegien e objektit të gjimnazit të vjetër në Ferizaj.

    Në reagimin e tij për rastin, Çeku ka thënë se përgjegjësit duhet të përballen me drejtësinë dhe se gjimnazi i vjetër do të restaurohet, “i pëlqeu apo jo keqbërësve”.

    “Metodat e porositë mafioze nuk na ndalin”, ka shkruar ministri Çeku në Facebook.

    Më konkretisht kur foli për mafinë ishte deputeti i VV-së nga Ferizaj, Dimal Basha.

    “E çdo ferizajli sot dyshimet i ka veç te Mafia e Betonit!” – ka shkruar ndër të tjera ai.

    Kolegu i tij, Enver Haliti në një postim në Facebook shkruan se krimi i organizuar dëshiron që ta shlyejë historinë e Ferizajt.

    Ai shkruan se për herë të katërt ose të pestë i vihet flaka objektit të mbrojtur të trashëgimisë kulturore.

    “Ftoj organet e rendit që ta hetojnë dhe të zbulohet urdhër dhënësi i këtij krimi. Turp!”, shkruan Haliti.

    Nga Policia e Kosovës bëhet e ditur se kanë marrë vendim për formimin e një ‘’Task-Force’’ për hetim të rastit në nivel rajonal.

    /Front Online/

    OFERTË për Black Friday, Festën e Flamurit dhe Pikën e Re në Petrol Company
    Nga Rubrika
    Tenderët18 Maj 2023
    Tender në vlerë 7.4 milionë euro ka dhënë para pak ditësh komuna e Ferizajt, që drejtohet nga Agim Aliu. Ishte vetë kryetari...
    Tenderët20 Prill 2023
    Korporata Energjetike e Kosovës nuk i ka mirë hesapet me numrat. Ajo shpenzoi  3.6 milionë euro më shumë sesa planifikoi kur e...
    Tenderët19 Prill 2023
    Kryeshefi i KEK-ut, Nagip Krasniqi shpenzoi mbi 80 milionë euro për tenderë të negociuar apo një burimor vetëm brenda një viti, raporton...
    Të tjera
    Lajme03 Qershor 2023
    Kreu i Ekipit Negociator të Kosovës dhe numri dy i Qeverisë së Kosovës, Besnik Bislimi i ka reaguar presidentit të Serbisë, Aleksander...
    Bota/Rajoni03 Qershor 2023
    Një zjarr i madh ka shpërthyer mëngjesin e së shtunës në një termocentral, në Kahramanmaras, qyteti që u godit nga tërmeti shkatërrimtar...
    Lifestyle03 Qershor 2023
    Pas një dite rraskapitëse, ju e quani një bekim të flini menjëherë. Orët e mjaftueshme të gjumit shpesh mbeten një ëndërr e...
    Lajme03 Qershor 2023
    Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot, e ka cilësuar si shumë të qartë deklaratën e Përfaqësuesit të Lartë të BE-së, Josep...
    Lajme03 Qershor 2023
    Bashkimi Evropian ka kërkuar të shtunën që Kosova t'i pezullojë menjëherë operacionet policore në afërsi të objekteve komunale në veri të Kosovës,...
    Vip03 Qershor 2023
    Kylie Jenner po kalon një kohë argëtuese në vilën luksoze të aktorit të njohur, Timothee Chalamet. Fotot e paparacëve tregojnë çiftin duke...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.