×
  • Lajme
  • Lajme

    Trusti del me një njoftim të rëndësishëm për qytetarët

    FrontOnline
    15 Qershor 2020

    Pas deklaratave të ministres së Financave, Hykmete Bajramit, e cila tha se Qeveria është duke diskutuar me Trustin Pensional që të lejohet tërheqje deri në 10% të kursimeve që të kalohet sa më lehtë nga kriza që ka shkaktuar pandemia, janë deklaruar edhe nga ky institucion.

    Përmes një njoftimi në faqen zyrtare, TRUST’i ka njoftuar se ende nuk ka asnjë vendim përfundimtar për këtë çështje.

    “Ju njoftojmë se NUK KA ende asnjë vendim përfundimtar për tërheqjen e 10%-shit, andaj nuk ka mundësi askush ende t’i tërheq mjetet nga Trusti. Ne do t’ju njoftojmë me kohë për çdo ndryshim”, thuhet në njoftim.

    Ky institucion ka apeluar te qytetarët që t’i shmangin vizitat në zyret e tyre, meqenëse siç thonë po vështirësohet tejet shumë shërbimi i kontribuuesve, kjo për shkak të kufizimeve që janë në fuqi nga pandemia e COVID-19.

    “Ju lutemi, po ashtu, të shmangni vizitat në zyrat tona për çështjen e 10%-shit, pasi kështu po vështirësohet tejet shumë shërbimi i kontribuuesve, kjo për shkak të kufizimeve që janë në fuqi nga pandemia e COVID-19”, thuhet tutje në njoftim.

    Ndryshe, Bajrami, ka thënë se Qeveria është duke diskutuar me Trustin Pensional të Kosovës që të lejohet tërheqje deri në 10% të kursimeve në mënyrë që të kalohet sa më lehtë nga kriza që ka shkaktuar kriza me pandeminë.

    ‘’Pandemia shkaktoi dëme të mëdha. Ne duhet të investojmë deri 2.5 miliardë nga buxheti. 70% e bizneseve do të subvencionohen. Po diskutojmë edhe me Trustin për të lejuar tërheqje deri në 10%.’’, ka thënë ajo.‘’Trusti do të lejojë mundësinë që gjithkush të shkojë të tërheqë deri në 10% të kursimeve të tij.’’, shton tutje.‘’Ideja themelore ka qenë që të tërhiqen 10%. Kjo nuk është shumë problematike për Trustin. E dini që Trusti ka investime. Por ajo mund t’i shesë obligacionet për një periudhë të shkrutë kohore. Krejt cka na duhet është një ndryshim i dy neneve që t’i lejojmë Trustit që të bëjë këtë. Tani jemi në konsultime me ekspertë nëse Qeveria do të rimbursojë brenda një periudhë të gjithë, apo vetëm disa. Këto do të bëhen me kategori. Ata që kanë 10 mijë do t’i rimbursojmë të gjitha. Ata që kanë mbi 10 mijë po mendojmë t’ju kthejmë 50%. Ndërsa ata që kanë mbi 20 mijë të kursyera, atëherë mund që të mos rimbursohen fare”, ka deklaruar Bajrami.

    Nga Rubrika
    Lajme17 Mars 2025
    Azdren Shala tha se Albin Kurtit i pengon Hashim Thaçi sepse ai “është shpallës i pavarësisë e udhëheqësi i çlirimit”. Ai tha...
    Lajme17 Mars 2025
    Kompania “Ilir Noshi B.I” ka dorëzuar një kallëzim penal ndaj kryeshefit ekzekutiv të KRU “Gjakova”, Hasan Krasniqi, për ndërhyrje të dyshuara në...
    Lajme17 Mars 2025
    Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në një reagim të bërë në rrjetin social “Facebook”, deklaron se Specialja...
    Të tjera
    Lajme17 Mars 2025
    Kandidati për deputet në radhët e AAK-së, Rasim Selmanaj ka reaguar në lidhje me vdekjen e babit të ish-presidentit Hashim Thaçit. Selmanaj,...
    Lajme17 Mars 2025
    Besian Mustafa nga Lidhja Demokatike e Kosovës, tha se partia e tij do të përdorë të gjitha mjetet demokratike për të mbrojtur...
    Lajme17 Mars 2025
    Sipas Eugen Cakollit, në PZAP janë dorëzuar vetëm 6 ankesa brenda afatit ligjor 48-orësh. Tri ankesa vijnë nga një kandidat i PDK-së,...
    Lajme17 Mars 2025
    Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, ka shprehur shqetësimin e tij për mundësinë që ish-presidenti Hashim Thaçi...
    Lajme17 Mars 2025
    Lidhja Demokratike e Kosovës ka deklaruar që Lëvizja Vetëvendosje po e kërkon anulimin e votave me postë të mërgatës për shkak që...
    Lajme17 Mars 2025
    Lëvizja Vetëvendosje ka deponuar tri ankesa në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, (PZAP). Ata kërkojnë nga ky organ t’i anulojë 18...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.