×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Trump: Ushtarët që do të largohen nga Gjermania, do të shkojnë në Poloni

    FrontOnline
    25 Qershor 2020

    Donald Trump mund të zhvendosë në Poloni trupat ushtarakë që do të tërheqë nga Gjermania, një gjest që vlerëson një aleat politik në sikron me nacionalizmin e presidentit amerikan. Deklarata e papritur u bë gjatë vizitës në Shtëpinë e Bardhë të presidentit polak Andrej Duda. Vizita e liderit polak ishte e para e një presidenti në Shtëpinë e Bardhë që nga mbyllja e vendit. Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp në kopshtin e trëndafilave para pallatit presidencial, Trump I është rikthyer polemikave kundër aleatëve europianë që nuk paguajnë aq sa duhet për të kontribuar në shpenzimet ushtarake të NATO-s.

    Në objektivin e kritikave të tij ishte dhe njëherë më shumë Gjermania, një nga vendet anëtare të aleancës atlantike që nuk arrijnë objektivin e përbashkët për një buxhet të caktuar për mbrojtjen. Trump theksoi se do të ishte i kënaqur vetëm kur të gjithë anëtarët të paguajnë kuotën e duhur. Më tej ai lavdëroi Poloninë duke e cilësuar si një mik të vërtetë dhe një partner të besueshëm prej 250 vitesh.

    Për Dudën mbështetja politike e Uashington një javë para zgjedhjeve presidenciale është shumë se çmuar. Partia e tij për Ligj dhe Drejtësi është një forcë konservatore dhe ka vlera të njëjta me ato të Trump.

    Nga ana e tij Duda u shpreh se është shumë e drejtë që të konfirmohet prania e trupave ushtarake amerikane në Europë. Kohët e fundit Tuamp lajmëroi tërheqjen e 9500 ushtarëve nga bazat në Gjermani, duke lënë të besohej se ata do të ktheheshin në vendlindje.

    Ndërsa për herë të parë të mërkurën ai bëri të qartë se ka një plan ndryshe, për të transferuar një pjesë të tyre në Poloni ku do të shërbejnë për të përforcuar mbrojtjen në kufirn më të ekspozuar ndaj Rusisë.

    Ky opsion jep një mesazh ndryshe sipas analistëve: Vlerësimi dhe mbrojtja e vendeve më pranë Trump. Duke u rikthyer në kohë  e presidentit Bush, me sekretarin e atëhershëm të mbrojtjes Donald Ramsfeld I cili lavdëronte Europën e re në contrast me Europën e vjetër. Në të parën përfshiheshin aleatët që mbështetën pushtimin e Irakut në vitin 2003 me Poloninë dhe vende të tjera të Europës qendër lindore, ndërsa Europa e vjetër sipas Ramsfeld ishte bërthama franko – gjermane me Zhak Shirak dhe Gerard Shrëder.Duda u shpreh I gatshëm të presë ushtarët amerikanë që do nisen nga bazat në Gjermani.

    Prince Caffe pjesëmarrës në panairin DUBAI EXPO 2021
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni26 Korrik 2024
    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka marrë pjesë në Paris në samitin mbi sportin dhe zhvillimin e qëndrueshëm krah rreth pesëdhjetë krerë...
    Bota/Rajoni26 Korrik 2024
    Presidenti i Shqipërsië, Bajram Begaj ka pritur në takim ambasadoren e Zambias, Patricia Chisango Kondolo. Në njoftimin e presidencës së Shqipërisë, bëhet...
    Bota/Rajoni26 Korrik 2024
    Pasagjerët që ishin në aeroportin në Bazel të Zvicrës, janë evakuuar. Kjo është bërë për të shmangur rrezikun, pasi ka pasur një...
    Të tjera
    Sport26 Korrik 2024
    Ekipi Olimpik i Shqipërisë ka qenë prej shteteve të para që ka parakaluar mbi varka përgjatë lumit Senna në Paris. Shqipëria merr...
    Lajme26 Korrik 2024
    Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot një mbledhje në formë elektronike, ku ka marrë një vendim. Në këtë mbledhje, Qeveria ka ndryshuar...
    Lajme26 Korrik 2024
    Sot u bënë 6 vjet që nga vdekja e Adem Demaçit, e për përvjetorin e vdekjes së tij, reaguan shumë figura politike....
    Sport26 Korrik 2024
    Claudio Bravo pretendon se ishte më i mirë se Marc-Andre Ter Stegen kur mbërriti te Barcelona në verën e vitit 2014. Barça...
    Lajme26 Korrik 2024
    Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, sot ka publikuar një video nga Mitrovica e Veriut dhe nga kufiri i Kosovës me Serbinë...
    Lajme26 Korrik 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani përmes një paraqitje “live” nga Parisi ka thënë se për rreth 30 minuta pritet të fillojë ceremonia...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.