
Presidenti amerikan, Donald Trump dhe kryeministri i Britanisë, Boris Johnson zhvilluan një bisedë telefonike gjatë ditës së sotme.
Ata biseduan për bashkëpunimin mes SHBA-së dhe Britanisë për adresimin e impaktit të koronavirusit në ekonomi.
Të dy liderët kanë rënë dakort për bashkëpunim edhe mes vendeve të G7.
Zyra e kryeministrit britanik thotë se dy liderët politikë ranë dakort edhe për marrëveshje të reja tregtare, detajet e së cilave do të bëhen publike në ditët në vijim.