×
  • Lajme
  • Lajme

    Tri raste aktive me Covid-19 në Malishevë

    FrontOnline
    03 Korrik 2020

    Në ditët e fundit në territorin e Komunës së Malishevës, nuk ka raste të reja të regjistruara me COVID-19 dhe të gjitha testet kanë rezultuar negative.

    Kjo është konfirmuar edhe nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, në komunikimin e rregullt ditor me shtabin komunal në Malishevë.

    “Është mirë që situata është qetësuar përsëri në Malishevë, pas rasteve të fundit të regjistruara gjatë kësaj jave, por për ta ruajtur këtë qetësi dhe këtë siguri, ne të gjithë së bashku duhet të bëjmë kujdes të shtuar, duhet ti respektojmë të gjitha rekomandimet dhe udhëzimet e institucioneve shëndetësore. Ta ruajmë distancën e duhur dhe të mbajmë maska mbrojtëse, të mos frekuentojmë vendet ku mund të ketë shumë persona, ti respektojmë të gjitha masat, pasi kjo është e vetmja mënyrë për tu mbrojtur nga ky virus”, ka thënë nënkryetari i Malishevës, Hajdin Berisha, në emër të shtabit komunal emergjent, që merret me menaxhimin e situatës me COVID-19 në Komunën e Malishevës.

    Gjendja me COVID-19 në Komunën e Malishevës, është 81 persona të prekur, prej tyre 76 të shëruar, 3 raste janë aktive dhe 2 persona kanë vdekur.

    30% më shumë kilometra në Petrol Company nuk janë teori e thatë, por rezultate të prekshme, me çmime me të…
    Nga Rubrika
    Lajme26 Prill 2024
    Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, mori pjesë në takimin e radhës ministerial...
    Lajme26 Prill 2024
    Pas pajises së Klinikës së Mjekësisë Bërthamore me aparaturën SPECT/CT/PET ministri i shëndetësisë Arben Vitia është shprehur i lumtur që kanë arritur...
    Lajme26 Prill 2024
    Sekretari i Përgjithshëm i NATO-së, Jens Stoltenberg, sot ka shijuar qiellin gjerman, derisa ka marrë pjesë në një fluturim me aeroplanët ushtarakë...
    Të tjera
    Sport26 Prill 2024
    Skuadra gjermane, Eintracht Frankfurt, ka bërë lëvizje para fillimit të afat kalimtar të verës. Frankfurt, ka transferuar sulmuesin francez Hugo Ekitike, i...
    Lajme26 Prill 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se fjalimi i saj në Asamblenë e Këshillit të Sigurimit të OKB-së është e vërteta...
    Sport26 Prill 2024
    Skuadra e Bayer Leverkusenit nesër do të luaj ndeshjen ndaj Stuttgartit e vlefshme për javën e 31-të në Bundesliga. Në këtë takim...
    Lajme26 Prill 2024
    Në një hap të rëndësishëm drejt objektivave të pranimit në BE, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria nisën sot në Korçë Programin e...
    Sport26 Prill 2024
    Tashmë është zyrtare: Pedro Rocha është presidenti i ri i Federatës Spanjolle të Futbollit (RFEF) sipas rezolutës së Komisionit Zgjedhor dhe siç...
    Sport26 Prill 2024
    Prishtina dhe Llapi kanë njoftuar se është ndryshuar terreni ku do të zhvillohet loja mes tyre këtë vikend. Ndeshja e cila ishte...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.