×
  • Lajme
  • Lajme

    Tri foshnje që u lindën nga nëna të prekura me Covid -19 në QKUK, rezultojnë negativë

    FrontOnline
    27 Maj 2020

    Gjatë javës së kaluar tri nëna të reja kanë sjellë në jetë foshnjet e tyre në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK. Foshnjet, kanë rezultuar negativ sa i përket infektimit me Covid-19. Ato janë liruar për në shtëpi. Gjendja shëndetësore e nënave dhe e foshnjave është stabile.

    Këto detaje i dha për Express, drejtori i Klinikës Gjinekologjike, Jakup Ismaili.

    “Po gjatë javës së kaluar tri nëna të reja kanë sjellë në jetë fëmijët e tyre. Gjendja shëndetësore e nënave dhe e bebeve është stabile. Dy lindje janë kryer si lindje normale, e një me operacion. Ne ua kemi bërë testin e Covid-19 foshnjave. Ato kanë rezultuar negativ. Nënat bashkë me foshnjat janë liruar për në shtëpi”, ka deklaruar Ismaili.

    Ismaili përmendi një sërë masash që duhet pasur kujdes nënat e atakuara, siç është ushqyerja me gji, vënia e maskave, mbajtja e distancës si dhe higjiena personale.

    “Nuk është vërtetuar se virusi kalon tek nëna dhe nuk është vërejtur prezenca e virusit në lëngun dhe gjirin e nënës. Por ne e kemi vërtetuar edhe të pacientët të cilat kanë qenë pozitiv e kemi bërë testin të fëmijët dhe ka rezultuar negativ.

    Nuk ka asnjë rrezik gjatë lindjes të bartet virusi nga nëna të fëmijët. Por duhet pasur kujdes të shtuar pas lindjes gjatë ushqyerjes me gji të zbatohen masat e distancës dhe higjienës personale, maskave e të tjera”, u shpreh Ismaili.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Franca ka vendosur avionë luftarakë “Rafale” mbi qiellin e Emirateve të Bashkuara Arabe për të mbrojtur bazat e saj ushtarake atje, tha...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Garda Revolucionare e Iranit tha të mërkurën se kontrollon Ngushticën e Hormuzit, një rrugë jetësore transporti për naftë dhe gaz, dhe çdo...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Ushtria amerikane të martën identifikoi katër nga ushtarët e parë amerikanë të vrarë në luftën kundër Iranit, ndërsa administrata Trump paralajmëroi se...
    Të tjera
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Franca ka vendosur avionë luftarakë “Rafale” mbi qiellin e Emirateve të Bashkuara Arabe për të mbrojtur bazat e saj ushtarake atje, tha...
    Lajme04 Mars 2026
    Blerim Canaj, analist politik duke folur për ”Front Online” lidhur me zhvillimet rreth zgjedhjes së presidentit ka hedhur dyshime mbi kandidaturat që...
    Lajme04 Mars 2026
    Analisti politik, Arton Demhasaj në një prononcim për “Front Online” ka folur lidhur me zhvillimet e fundit rreth çështjes së zgjedhjes së...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i Kosovës, Xhavit Haliti, ka komentuar rreth çështjes së zgjedhjes së presidentit të Kosovës, duke theksuar se koalicioni politik me Lëvizjen...
    Lajme04 Mars 2026
    Ish-anëtari i Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Blerim Burjani, për FrontOnline ka komentuar mundësinë e organizimit të zgjedhjeve të reja në vend, duke...
    Kronika04 Mars 2026
    Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar mbrëmjen e së martës në Gjakovë. Në raportin 24-orësh të policisë, bëhet e ditur...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.