×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    “Tregoi nënës se nuk kam vuajtur shumë” – historia e dy vëllezërve nga Srebrenica, njëri vdiq, tjetri mbijetoi

    FrontOnline
    11 Korrik 2020

    Hasan Hasanoviq ishte vetëm 21 vjeç kur në korrik të vitit 1995 u bashkua me kolonën prej rreth 15,000 boshnjakëve të cilët nga enklava e mbrojtur e Srebrenicës po iknin nga ushtria dhe policia e Republikës Serbe.

    Ashtu si boshnjakët e tjerë, edhe ai dhe vëllezërit e tij shpresonin të shmangnin vdekjen maleve të Bosnjës në përpjekje për të arritur në territorin e kontrolluar nga Ushtria e Bosnjë dhe Hercegovinës (ABiH) pranë Tuzlës, e cila ishte larg rreth 100 kilometra, transmeton Reporteri.net.

    Pas mbërritjes në fshatin Susnjari, që ndodhet disa kilometra nga Srebrenica, Hasanoviq në një intervistë për BIRN, thotë ai, ka gjetur të dy vëllezërit e tij Hajrën dhe Hasibin. Pas kësaj, në një kolonë të përbërë nga burra dhe një grup i vogël grash dhe vajzash, në këmbë, ata u drejtuan për në fshatin Bulim. Duke ikur nga prita e Ushtrisë së Republikës Srpska, Hasani shpesh i humbi vëllezërit e tij, ndërkaq vëllaun më të vogël Hajrën, thotë ai, e pa për herë të fundit në Susnjari, ku fatkeqësisht vdiq.

    Në dy ditët e ardhshme, Hasani endej maleve duke u përpjekur për të gjetur një kolonë që po shkonte drejt Tuzlës dhe vëllain tjetër Hasibin. Më 12 korrik në një kodër pushoi për 18 orë me një grup të madh të boshnjakëve, ndër të cilët ai e gjeti vëllanë e tij.

    “Në mbrëmje unë u ula me vëllain tim Hasibin nën një lis që ishte në buzë të fushave. Ai ishte shumë i qetë”, kujton ai.

    “Atëherë toka filloi të digjej nga plumbat, dhe unë nuk mendoj se ndonjë regjisor i filmave horror do të mund të përshkruante diçka të tillë. Në atë moment, mbase 15.000 njerëz ishin në kodër, nuk kishe ku të vendosje këmbën nga trupat e vdekur. Kishte ende njerëz të gjallë që kishin humbur gjymtyrët… Ata kërkuan ndihmë. Disa kërkuan për t’i vrarë, për t’u dhënë fund vuajtjeve”, rrëfen Hasani, transmeton reporteri.net.

    Kur arritën në kodrën Udrç, Hasni në një grup prej 60 personash, takoi sërish vëllain e tij Hasibin.

    Hasani, vëllai i tij dhe një grup fqinjësh arritën në Krizhevi, ku hasën në një fushë të minuar. Shpërthimi përsëri i ndau. Ai u nis për të gjetur vëllain e tij. Aty u takua me një fqinj të plagosur, i cili tregoi se ku ishte Hasibi, të cilin e gjeti të plagosur rëndë.

    Dy mjekë në kolonë u përpoqën ta shpëtonin. Ai jetoi edhe nëntë orë. Para se të hynte në fshatin Balkovicë, Hasibi i tha të vëllait Hasanit që ta lëshonte në tokë.

    “Ai më kërkoi ta vë në krahët e mi, më shikoi dhe më tha:”Kur ta shohësh nënën, thuaji që nuk kam vuajtur shumë”.

    “Ai më tha se i vjen keq që nuk do ta shohë djalin tim. Mori frymë tri herë dhe vdiq”, thotë Hasani.”Ky është momenti më i vështirë i jetës sime. Çdo ditë e shoh dhe e ndiej atë”, përfundon ai mes lotëve.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni01 Maj 2025
    Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mesnatën e së enjtes në aksin nacional Korçë-Pogradec, pranë fshatit Symiz. Një automjet ka përplasur...
    Bota/Rajoni01 Maj 2025
    SHBA-të kanë nënshkruar një marrëveshje me Ukrainën për shfrytëzimin e përbashkët të burimeve të saj të energjisë dhe mineraleve, pas muajsh negociatash...
    Bota/Rajoni30 Prill 2025
    Pas rikuperimit në 2024 importet për grupin e drithërave shënojnë sërish rënie. Për periudhën janar-mars janë importuar rreth 59 mijë tonë drithëra,...
    Të tjera
    Kronika01 Maj 2025
    Policia e Kosovës ka njoftuar se dje është zhvilluar operacioni policor “Dritarja”, gjatë së cilit janë arrestuar tre persona dhe është konfiskuar...
    Ekonomi01 Maj 2025
    Dita ndërkombëtare e punëtorëve, 1 maj, e gjen Kosovën me dy protesta. Sindikata e Punëtorëve të sektorit privat dhe sindikata e re...
    Kronika01 Maj 2025
    Një vajzë e mitur në Piranë të Prizrenit dhe një grua në Gjonaj të po atij qyteti, janë raportuar të zhdukura në...
    Lajme01 Maj 2025
    Analisti Shenoll Muharremi ka thënë se “bark thatë nuk shkohet shumë larg” derisa ka komentuar fotografinë e takimit mes Albin Kurtit dhe...
    Lajme01 Maj 2025
    Komuna e Prishtinës ka marrë vendim që sot me rastin e Ditës së Punëtorëve -1 Majit të ndalojë qarkullimin e të gjitha...
    Kronika01 Maj 2025
    Një rrahje, ku janë përfshirë të miturit, ka ndodhur  në fshatin Glloboqicë të Kaçanikut të mërkurën pasdite. Dy persona janë arrestuar, njëri...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.