×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Tre të vdekur nga vërshimet në Ukrainë

    FrontOnline
    24 Qershor 2020

    Tre persona kanë vdekur nga reshjet e mëdha të shiut dhe vërshimet në pjesën perëndimore të Ukrainës. Qindra njerëz janë detyruar të zhvendosen nga shtëpitë e tyre.

    Vërshimet i kanë prekur rajonet perëndimore Ivano-Frankivsk, Chernivtsi, Zakarpattya dhe Lviv, shkruan “Free Europe”, transmeton Gazeta Express.

    Tri rastet fatale u regjistruan në distriktin Verkhovyna të rajonit Ivano-Frankivsk, zonë që është izoluar për shkak të rrugëve të vërshuara.

    Kryeministri i Ukrainës, Denys Shmyhal, dhe ministri i Punëve të Brendshme, Arsen Avakov, e kanë vizituar zonën e prekur nga vërshimet. Shërbimet emergjente kanë raportuar se rreth 5,000 shtëpi në 187 fshatra janë të vërshuara.

    Përderisa shumë banorë qëndruan për t’i ruajtur pronat, Avakov tha se rreth 800 persona janë zhvendosur që nga fillimi i të reshurave të hënën.

    Sipas një deklarate të Ministrisë së Punëve të Brendshme, këto janë vërshimet më të mëdha në shumë vite. Kjo ministri gjithashtu njoftoi se i ka dërguar katër helikopterë, një aeroplan dhe 150 ushtarë në zonat e prekura për të ofruar ndihmë për banorët.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni28 Prill 2025
    Na ndajnë vetëm pak ditë nga zgjedhjet parlamentare të 11 majit në Shqipëri dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po përgatitet intensivisht. Këtë...
    Bota/Rajoni28 Prill 2025
    Vitet e fundit, Tirana po përjeton një transformim të thellë urban me një bum ndërtimesh, ku vëmendja është zhvendosur te zhvillimi i...
    Bota/Rajoni28 Prill 2025
    Udhëheqësi liberal Mark Carney u thotë kanadezëve se Kanadaja vendos “çfarë ndodh këtu”, në atë që duket të jetë një referencë për...
    Të tjera
    Lajme28 Prill 2025
    Komisionerja e Bashkimit Evropian për Zgjerim, Marta Kos, ka thënë se normalizimi i marrëdhënieve të Kosovës me Serbinë është parakusht që Kosova...
    Lajme28 Prill 2025
    Analisti politik, Avni Arifi, ka komentuar mbi situatën e krijuar rreth zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit të Kosovës, duke theksuar se partitë...
    Lajme28 Prill 2025
    Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala, ka akuzuar Qeverinë Kurti për krijimin e...
    Lajme28 Prill 2025
    Analisti Nexhmedin Spahiu tha se shkuarja në zgjedhje të reja nuk i konvenon Lëvizjes Vetëvendosje. Ai deklaroi se po të mbahen zgjedhje...
    Lajme28 Prill 2025
    Kryeministri i Malit të Zi, Millojko Spajiq, ka kërkuar nga ministri i Punëve të Brendshme, Danillo Sharanoviq, që urgjentisht të nisë procedurën...
    Lajme28 Prill 2025
    Katër persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot rreth orës 18:30, në fshatin Gllamnik të Podujevës. Lidhur...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.