Sipas ministrisë së Shëndetësisë në Shqipëri nëpërmjet një komunikate për media bëhet e ditur se gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën tre persona teksa 120 të tjerë kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.
Mësohet se brenda harkut kohor të 24 orëve janë shëruar 48 persona, në total 3794.
15 persona ndodhen në terapi intensive, ndërsa 5 janë intubuar./tch