×
  • Lajme
  • Lajme

    Tre fizioterapeutë me koronavirus po luftojnë për jetën, kritohet ashpër ShSKUK-ja

    FrontOnline
    12 Gusht 2020

    Oda e Fizioterapeutëve të Kosovës ka kritikuar ashpër Shërbimin Spitalor Klinik Universitar për diskriminimin e anëtarëve të saj në klinikat ku po trajtohen pacientët me Covid-19.

    OFTK ka deklaruar se ka pranuar ankesa të shumta nga anëtarët e saj të cilët po ndihmojnë klinikat Covid, të cilët po kryejnë punë fizike sikurse është bartja e bombolave, vetëm për të ndihmuar shërbimin spitalor në kohën e pandemisë.

    Sipas OFTK-së SHSKUK nuk e ka respektuar Ligjin e Punës duke i lënë fizioterapeutët më shumë se një muaj në klinikat Covid.
    “Tashmë pas kalimit të më shumë se një muaji të angazhimit të Fizioterapeutëve, kemi pasojat e para të cilat kanë ardhur si rezultat i mos trajnimit të Fizioterapeutëve në përballjen e këtyre pasojave, për dallim nga profesionet tjera për të cilat trajnime të tilla janë mbajtur. Si rezultat i saj, tashmë të paktën 11 fizioterapeuti kanë rezultuar pozitiv në testin për COVID 19, 3 nga të cilët po përballen në luftë për jetën e tyre”, thuhet në reagim.

    Reagimi i plotë: TRAJTIMI DISKRIMINUES I FIZIOTERAPEUTËVE

    Oda e Fizioterapeutëve të Kosovës në vazhdimësi ka shprehur gatishmërinë e anëtarëve të saj për solidaritet dhe bashkëpunim për ta ndalur virusin dhe për të zvogëluar efektet, shpesh të paparashikuara, të masave të caktuara për të ndaluar përhapjen e COVID-19.

    Oda e Fizioterapeutëve të Kosovës rikujton institucionet përgjegjëse shëndetësore, se gatishmëria për ndihmë në përballje me këtë pandemi, në asnjë formë nuk nënkupton ushtrimin e punëve për të cilët Fizioterapeutët nuk janë të licencuar dhe të trajnuar.

    Oda e Fizioterapeutëve të Kosovës me shqetësim të thellë ka pranuar shumë ankesa nga anëtarët e sajë në lidhje me trajtimin diskriminues të Fizioterapeutëve gjatë përballjes me pandeminë COVID 19 brenda përbrenda sistemit shëndetësorë të Kosovës dhe me theks te veçantë në kuadër të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK).

    Anëtarët e OFTK-së janë të gatshëm edhe më tej të ndihmojmë në përballje me pandeminë ne aspektin profesional për çka jemi të aftësuar, në veçanti tek problemet pulmonare dhe te pasoja që mundet të shkaktoj COVID 19.

    Tashmë pas kalimit të më shumë se një muaji të angazhimit të Fizioterapeutëve, kemi pasojat e para të cilat kanë ardhur si rezultat i mos trajnimit të Fizioterapeutëve në përballjen e këtyre pasojave, për dallim nga profesionet tjera për të cilat trajnime të tilla janë mbajtur.

    Si rezultat i saj, tashmë të paktën 11 fizioterapeuti kanë rezultuar pozitiv në testin për COVID 19, 3 nga të cilët po përballen në luftë për jetën e tyre.

    OFTK përkundër adresimit për disa herë të këtyre shqetësimeve tona, nuk ka gjetur përgjigje nga ana e institucioneve, prandaj jemi të detyruar që ti drejtohemi edhe me këtë njoftim publik.

    OFTK kërkon nga organet gjegjëse shëndetësore që në sistematizimin e përkohshëm të kenë parasysh legjislacionin në fuqi, me të cilin përcaktohet se i punësuar i sistemuar përkohësisht nuk mund të jetë në atë detyrë për më shumë se 30 ditë pune. (neni 18, paragrafi 2 i Ligjit të Punësnr. 03/L-212).

    Nga përditshmëria e raportimeve të anëtarëve tanë, janë vërejtur me dhjetëra raste kur Fizioterapeutët kanë kryer punët për të cilët ata nuk janë përgjegjës deri edhe në punë fizike të bartjes së bocave te oksigjenit dhe materialeve tjera vetëm e vetëm që të jene në dobi të pacientëve, por se nuk ka pas vlerësim te këtij angazhimi tonë nga bartësit institucional.

    Prandaj është zhgënjyese qasja e Qeverise, MSH dhe SHSKUK në raport me profesionstë shëndetësorë të fizioterapisë të cilët janë diskriminuar nga ana e institucioneve, veçmas në lidhje me nëpërkëmbjen dhe diskriminimin e profesionit tonë në raport me masat e parapara në pakon fiskale dhe rimëkëmbjen e ekonomisë dhe vendimet e Qeverisë së Kosovës në lidhje me shtesat në paga në të cilat si profesionist shëndetësor jemi tërësisht të diskriminuar, përkundër se anëtarët tonë kanë qenë të pa rezervë në kontributin e tyre brenda institucioneve shëndetësore në përballje me këtë pandemi

    Ne kemi qenë, jemi dhe do të vazhdojmë të qëndrojmë në gatishmëri për ofrim të shërbimit ndaj pacientëve dhe ndihmë institucioneve tona por duke ushtruar vetëm detyrat dhe përgjegjësit tona si profesionistë shëndetësore të fizioterapisë.

    Njoftimet nga KEDS për punimet në rrjet, vendet që do të mbesin pa rrymë
    Nga Rubrika
    Lajme04 Dhjetor 2023
    Të hënë në mbrëmje në kryeqytetin e Kosovës janë ndezur qirinj në shenjë dhimbje dhe kujtimit për Liridona Admeja, e cila  u vra...
    Lajme04 Dhjetor 2023
    Kreu i AAK’së Ramush Haradinaj në një postim ka thënë se Kryeministri i Kosovës Albin Kurti po i fyen pjesëtarët e Njësisë...
    Lajme04 Dhjetor 2023
    Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia në konferencën “Preferencat Gjinore dhe Aborti Selektiv – Diskriminimi Gjinor dhe Praktika të Dëmshme ndaj Vajzave”, ka...
    Të tjera
    Vip04 Dhjetor 2023
    Ashtu papritur, një ditë më parë morëm vesh se ylli shqiptar Dua Lipa i ka dhënë fund romancës me regjisorin Romain Gavras,...
    Sport04 Dhjetor 2023
    Shqipëria njohu kundërshtarët në finalet e Europianit “Gjermani 2024”, ku do të përballet me Italinë, Kroacinë dhe Spanjën. Kundërshtarë të fortë në...
    Lajme04 Dhjetor 2023
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se Forcat e Armatosura Shqiptare po shkëlqejnë në misione ndërkombëtare...
    Lajme04 Dhjetor 2023
    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, të shtunën pritet ta mbledh Këshillin Drejtues të Lidhjes Demokratike të Kosovës për t’ua prezantuar dhe zgjedhur...
    Lajme04 Dhjetor 2023
    Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës ka reaguar pas raportimeve për operacionin e kryer pa anestezion dhe mosoperimin e një pacienti...
    Kronika04 Dhjetor 2023
    Janë lënduar katër persona në një aksident trafiku në rrugën Prishtinë-Gjilan. Për Front Online detaje ka dhënë zëdhënësja e Policisë së Kosovës...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.