×
  • Lajme
  • Kronika
  • Kronika

    Traktori mbyti dy të rinj brenda tre ditësh, njëri po punonte arën e tjetri po shkonte të merrte dru

    FrontOnline
    18 Maj 2020

    Brenda tri ditësh, një 16-vjeçar nga Shtimja dhe një 21-vjeçar nga Vitia, kanë vdekur si pasojë e aksidenteve me traktor. Njëri ka vdekur derisa ishte duke e punuar arën, derisa tjetri derisa po shkonte që të merrte dru. Express u sjell detaje rreth këtyre dy rasteve.

    Dy të rinj kanë humbur jetën për më pak se një javë, si pasojë e aksidenteve me traktorë. Që të dy janë rrokullisur me traktorë, derisa po mundoheshin të ndihmonin familjen.

    Rasti i fundit ka ndodhur dje rreth orës 18:00, në Komunën e Vitisë.

    Detaje rreth këtij rasti ka dhënë zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

    Hashani ka treguar për Express se 21-vjeçari është rrokullisur, derisa ishte duke drejtuar traktorin e tij rrugës për Vernakollë, ku po shkonte që të merrte dru.

    “Me datë 17.05.2020 rreth orës 17:45, policia e Kosovës stacioni policor në Viti kanë pranuar një informatën se personi i lindur me 1999 për derisa ishte duke drejtuar traktorin e tij rrugës për Vernakollë të Vitisë me qëllim që të shkoj për të marrë dru, i njëjti ka pësuar aksident me ç’rast është rrokullisur me traktor jashtë rrugës dhe ka pësuar lëndime të rënda trupore”, ka thënë Hashani.

    Hashani thotë se viktima është dërguar menjëherë për tretman mjekësor në Shtëpinë e Shëndetit në Viti e pastaj edhe në Emergjencën e Gjilanit, por se nuk ka arritur që t’iu mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë.

    “Familjarë, ekipe mjekësore dhe zjarrfiksit kanë dalë në vend të ngjarjes për t’i dhënë ndihmë. I njëjti menjëherë ështê dërguar ne shtëpinë e shëndetit ne Viti, dhe me pas për emergjencën e Gjilanit ku gjatë rrugës fatkeqësisht mësohet se i njëjti ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të pësuara në aksident”, thuhet në përgjigjet e Hashanit drejtuar Gazetës Express.

    Për rastin është njoftuar edhe Prokurori i Shtetit, derisa trupi i pajetë me urdhër të prokurorit iu është lejuar familjarëve për ceremoni mortore.

    Një aksident i njëjtë ka ndodhur edhe në Shtime, para katër ditësh.

    Atje një 16-vjeçar është rrokullisur, derisa ishte duke lëvizur me traktor, duke pësuar lëndime trupore.

    Detajet e aksidentit i ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Ferizajt, Agim Gashi.

    Ai ka treguar se i riu kishte shkuar të punonte arën me traktor.

    “Toka ku ka qenë duke punuar me traktor është e pjerrët dhe traktori është rrokullisur dhe e ka zënë përfundi. Familjarët menjëherë e kanë dërguar në spital, por fatkeqësisht i riu ka ndërruar jetë në Emergjencën e QKUK-së”, ka deklaruar Gashi.

    Gashi ka deklaruar se në konsultim me prokurorin kujdestar rasti është duke u zhvilluar si ‘hetim mbi vdekjen’.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.