×
  • Lajme
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Touval: Izraeli ia kishte borxh SHBA-së njohjen e Kosovës

    FrontOnline
    23 Shtator 2020

    Analisti pranë Institut të Izraelit për Politikat e Jashtme Rajonale, ka thënë se njohja e Kosovës nga Izraeli, 12 vjet pas shpalljes së pavarësisë, vjen në një kohë kur pozita e palestinezëve në skenën globale është në një pikë të ulët.

    “Mendoj se refuzimi i Izraelit për ta njohur Kosovën ka pasur të bëjë gjithmonë me arsye të lëkundshme. Ka pasur të bëjë me ankthin rreth asaj që unë do ta quaja ‘paralale imagjinare midis Kosovës dhe Palestinës’, në sytë e komunitetit ndërkombëtar. Pra, ka qenë i shqetësuar se [pranimi] i shpalljes së njëanshme të pavarësisë së Kosovës, do të siguronte precedent legjitimues për palestinezët, do ta inkurajonte pakicën e brendshme palestineze arabe të shkëputej [dhe] do të mund të impononte një zgjidhje ndërkombëtare për konfliktin izraelito-palestinez. Unë mendoj se këto ankthe, këto shqetësime për këtë paralelen imagjinare midis Kosovës dhe Palestinës janë zbutur në mënyrë të konsiderueshme gjatë 12 vjetëve të kaluar. Për këta 12 vjet, qëkur Kosova ka shpallur pavarësinë, historia ka treguar se ajo nuk ka pasur ndikim negativ në konfliktin [e Izraelit] me palestinezët. Qëndrimi i palestinezëve në skenën globale është në një pikë të ulët. Ata nuk janë në pozitë për ta shpallur pavarësinë e tyre. Edhe sikur ta bënin, veprimi i tyre ndoshta nuk do të fitonte mbështetje të gjerë universale. Pastaj, kur bëhet fjalë për ndjenjat secesioniste në mesin e popullsisë arabe palestineze të Izraelit, është gjithnjë e më e qartë se këto ndjenja janë dobësuar shumë dhe nuk paraqesin kërcënim real për Izraelin. Kështu që të gjitha këto shqetësime dhe ankthe nuk kanë më forcë aq dominuese në psikikën politike izraelite”, ka thënë Touval në një intervistë për REL-in.

    Touval thotë se Izraeli ia kishte borxh SHBA-së njohjen e Kosovës, sidomos për faktin se administrata Trump ka ndërmjetësuar marrëveshjet e tij të normalizimit me Emiratet e Bashkuara Arabe dhe shtetet e tjera arabe.

    Izraeli i detyrohet shumë SHBA-së – disa do të thoshin edhe për ekzistencën e tij, thotë Touval.

    “Izraeli i detyrohet shumë SHBA-së – disa do të thoshin edhe për ekzistencën e tij. Tradicionalisht, nëse SHBA-ja i kërkon diçka Izraelit, që nuk është shqetësim ekzistencial për Izraelin, Izraeli e siguron atë. Në rastin e Kosovës, [presidenti amerikan Donald] Trump e ka pyetur Netanyahun nëse është i gatshëm ta njohë Kosovën, sidomos nëse Kosova angazhohet për hapjen e ambasadës së saj në Jerusalem. Siç e dini, kjo është një çështje me rëndësi të madhe për Netanyahun. Dhe, meqë nuk ka pasur ndonjë çështje rreth ekzistencës [së Izraelit], Netanyahu ka thënë me lehtësi ‘po’, sidomos për faktin se ai i ka borxh Trumpit për ndërmjetësimin e marrëveshjeve të normalizimit me Emiratet e Bashkuara Arabe dhe shtetet e tjera arabe”, ka shtuar Touval.

    COMODITA, aset kontribues në Kosovë
    Nga Rubrika
    Lajme26 Prill 2024
    Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, në emisionin CONTEXT në ATV, tha se Qeveria Kurti, gjatë këtij mandati i kanë bërë ‘pikë e...
    Lajme26 Prill 2024
    Sekretarja e përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku  tha se subjekti politik ku ajo bën pjesë në thelb nuk vë vija të kuqe...
    Lajme26 Prill 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar se janë arrestuar pesë të dyshuar për një përleshje në Prishtinë. Rasti ka ndodhur të mërkurën në...
    Të tjera
    Ekonomi26 Prill 2024
    Banka Qëndrore e Republikës së Kosovës ka publikuar të dhënat e reja statistikore. Dërgesat e mërgatës për muajin mars 2024 ishin 112.13...
    Lajme26 Prill 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person të dyshuar në Pejë, dje në mbrëmje. I njëjti ishte më urdhër...
    Lajme26 Prill 2024
    Shtatë raste të dhunës në familje janë raportuar në Polici brenda 24 orëve Viktimat të gjitha ishin femra, të cilat i kanë...
    Lajme26 Prill 2024
    Kryeministri Albin Kurti, duke kujtuar rënien e fashizmit në Itali më 1945 e rënien e diktaturës në Portugali, tha se partia e...
    Lajme26 Prill 2024
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në ngjarjen e organizuar nga Partia Socialdemokrate e Gjermanisë, SPD, në hapësirat e...
    Lajme26 Prill 2024
    Qeveria amerikane do të shpallë së shpejti kontrata armësh me vlerë 6 miliardë dollarë të destinuara për Ukrainën, thanë zyrtarët amerikanë për...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.