×
  • Lajme
  • Lajme

    Tomë Gashi: Specialja bëri bastisje rutinore në zyrat e OVL-UÇK’së

    FrontOnline
    25 Shtator 2020

    Tomë Gashi, avokati i OVL UÇK-së, ka folur për bastisjen e zyrës dhe arrestimet e pjesëtarëve të kësaj organizate që janë bërë sot nga Gjykata Speciale.

    Gashi ka thënë se ata janë në zyre të OVL të UÇK-së për gati tetë orë dhe se munden të jenë në fazën e përfundimit të bastisjes.

    “Ne themi se rasti që nuk është dashur të ndodh fare është arrestimi i kryetarit të OVL UÇK-së, Hysni Gucatit, dhe i Nasim Haradinajt. Ne nga ajo që e kemi parë Z. Gucati është arrestuar në lidhshmëri me dokumentet që janë sjell nga persona të paftuar në OVL të UÇK-së”.

    “Ata tani janë duke bërë një bastisje rutinore nuk ka asgjë spektakolare janë duke konfiskuar thjesht shtëpiza të kompjuterëve për të parë eventualisht mos po gjendet ndonjë gjurmë inkriminuese”.

    “Unë besoj se gjithë fajin mund ta ketë Gjykata Speciale që i ka lejuar t’i rrjedhin këto dokumente dhe jo OVL e UÇK-së, meqenëse se ata kanë thënë gjithmonë që dokumentet që i kanë sjell personat për tre rastet do t’i bëjnë publike meqenëse kjo organizatë është kundër Gjykatës Speciale dhe shihet bashkëpunimi i organeve të Serbisë me Gjykatën Speciale”.

    Gashi ka thënë se nga Haga mendojnë se janë kopjuar dokumentet e dorëzuara në OVL të UÇK-së dhe se për këtë po e bëjnë sipas tij bastisjen.

    “Ata mendojnë se mos janë kopjuar gjëra të tjera të dokumenteve, gjë që nuk ka ndodhur dokumentet gjithmonë hetuesit i kanë marrë ato që kanë mbetur”.

    “Unë besoj që kjo është aranzhuar nga gjykata speciale së paku ta mbrojë fytyrën e vet, sepse dokumentet atyre ju kanë rrjedhur dhe jo që dikush i ka prodhuar apo që i ka sjell dikush me ftesë të OVL UÇK-së”, ka thënë Gashi në Klan Kosovë.

    “Thjesht dikush i ka sjell ato dokumente, ato i kanë marrë hetuesit e Hagës dhe me këtë do të duhej të përfundonte kjo storie”, ka thënë Gashi.

     

    Nga Rubrika
    Lajme30 Maj 2025
    Presidentja Vjosa Osmani ka uruar Kroacinë në Ditën e Shtetësisë. Urimin e para e shtetit të Kosovës, e ka bërë në një...
    Lajme30 Maj 2025
    Mot me diell dhe vranësira do të mbajë këtë fundjavë. Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se të shtunën parashihet të mbajë mot...
    Lajme30 Maj 2025
    Deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, ka thënë se kur qytetarët s’kanë para as për t’i paguar faturat, në prapaskenë ndërtohen firma nga...
    Të tjera
    Lajme30 Maj 2025
    Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka njoftuar se kryetari aktual i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi do të jetë kandidat i...
    Lajme30 Maj 2025
    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës për shumë mandate, Arben Gashi, ka folur për FrontOnline rreth ngërçit që ka përfshirë Kuvendin e...
    Lajme30 Maj 2025
    Përfaqësuesja Speciale e Sekretarit të Përgjithshëm dhe Shefja e Misionit të UNMIK-ut, Caroline Ziadeh, zhvilloi sot një vizitë në rajonin e Mitrovicës,...
    Sport30 Maj 2025
    Disa statistika të publikuara tregojnë se VAR-i ka bërë një numër rekord të ndërhyrjeve në sezonin 2024/2025 në La Liga dhe numrat...
    Lajme30 Maj 2025
    Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, ka thënë se nuk kanë biseduar ende si subjekt politik nëse do të votojnë pro Fatmir Limajn,...
    Lajme30 Maj 2025
    Që nga 15 prilli i këtij viti e deri më sot, Kuvendi i Kosovës ka dështuar 23 herë radhazi të konstituohet, përkundër...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.