×
  • Lajme
  • Lajme

    Thaçi ua fali nga gjashtë muaj burg dy vajzave, kishin tentuar të kryenin vjedhje të rëndë

    FrontOnline
    31 Korrik 2020

    Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka nxjerrë sot dekret për faljen e dënimit për 7 të burgosur, raporton Gazeta Express.

    Në mesin e personave që Thaçi ka vendosur të ua falë dënimin përmes dekretit janë edhe dy gra që po vuanin dënimin në Burgun e Lipjanit.

    21 vjeçarja Lirika Sahiti e lindur në Pejë e që ishte duke e mbajtur dënimit në Qendrën Korrektuese në Lipjan iu është falur gjashtë muaj nga dënimi i saj.

    Lumturije Ramqajt ndërkaq, 24 vjecarja nga komuna e Pejës gjithashtu iu janë falur gjashtë muaj nga dënimi i saj.

    Sahiti dhe Ramqaj ishin dënuar vitin e kaluar nga Gjykata Themelore në Prishtinë me burgim efektiv dhe em gjobë për vjedhje të rëndë të mbetur në tentativë, grabitje dhe armë mbajtje paleje.

    , Edison Bislimi, Lumturije Ramqaj dhe Lirika Sahiti akuzoheshin se më 12 dhe 14 mars 2018, në lagjen “Kalabria”, në Prishtinë, pas një planifikimi paraprak, duke i ndarë rolet dhe në bashkëkryerjeje, me qëllim të përfitimit kundërligjor dhe përvetësimit të pasurisë së huaj të luajtshme, kanë tentuar të kryejnë vjedhje.

    Siç përshkruhet në aktakuzë, nga tentativa e tre të akuzuarve për të përvetësuar diçka nga ky lokal, kanë marrë vetëm një çamçakëz. Bislimi për veprën penale “vjedhje e rëndë”, është dënuar me 1 vit e 6 muaj burgim dhe me 500 euro gjobë, për veprën penale “grabitje”, 3 vite e 6 muaj burgim dhe 500 euro gjobë, si dhe për veprën penale “mbajtja në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar të armëve”, me 500 euro gjobë.

    Ndaj tij, është shqiptuar dënim unik 4 vite e 10 muaj, si dhe 1,500 euro gjobë. Të akuzuarat Ramqaj dhe Sahiti, për veprën penale “vjedhje e rëndë”, janë liruar nga akuza në mungesë të provave, ndërsa janë dënuar me nga 3 vite e 6 muaj dhe me nga 500 euro gjobë për grabitje.Në dënimin e shqiptuar të akuzuarve u është llogaritur edhe koha e kaluar në paraburgim dhe arrest shtëpiak nga 7 prilli 2018, e deri me 5 mars 2018, pasi ndaj tyre është ndërprerë masa e arrestit shtëpiak.Të njëjtit janë obliguar që në emër të paushallit gjyqësor, secili veç e veç, të paguajnë nga 50 euro.

    Aktgjykimi ndaj tyre është shpallur nga kryetari i trupit gjykues, gjykatësi Vesel Ismajli.Ndryshe, në seancën e 9 nëntorit 2018, prokurorja Ferdane Sylejmani, kishte bërë precizimin sa i përket kualifikimit juridik të veprave penale të përfshira në pikën 1 dhe 2 të dispozitivit të aktakuzës.Për pikën 1, ku të akuzuarit akuzoheshin se kishin kryer veprën penale “vjedhjen e rëndë”, shtohet paragrafi 1 nën par 1,2 lidhur me nenin 28 dhe 31 të KPRK-së. Ajo e kishte bërë rikualifikimin edhe sa i përket pikës 2 të dispozitivit të aktakuzës, ashtu që për veprën penale “grabitja” shtohet paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1 dhe lidhur me nenin 31 të KPRK-së, duke hequr nenin 28 të KPRK-së.

    Pas këtij rikualifikimi, i akuzuari Edison Bislimi, e kishte pranuar fajësinë për veprën penale “vjedhje e rëndë e mbetur në tentativë”, ndërsa sa i përket veprave penale të inkriminuara nën pikën 2 dhe 3 të aktakuzës, ai ka deklaruar se nuk e ndien veten fajtor. 1Ndërsa, të akuzuarat tjera Lumturije Ramqaj dhe Lirika Sahiti, ishin deklaruar të pafajshme për veprat penale që u viheshin në barrë.Ndryshe, sipas prokurorisë, Bislimi, Ramqaj e Sahiti, më 12 mars 2018, rreth orës 03:40 në lagjen Kalabria në Prishtinë, në lokalin “Europhone”, pas një planifikimi paraprak duke i ndarë rolet në bashkëkryerjeje me qëllim të përfitimit kundërligjor dhe përvetësimit të pasurisë së huaj të luajtshme, kanë tentuar të kryejnë vjedhje.

    Bislimi, me mjet të fortë e kishte thyer xhamin e derës kryesore dhe kishte hyrë brenda lokalit për të kryer vjedhje, por pasi ishte aktivizuar alarmi, i njëjti ishte larguar dhe nuk kishte arritur të marrë asgjë, kurse të pandehurat Lumturije Ramqaj dhe Lirika Sahiti kishin bërë roje jashtë lokalit.

    Në bazë të aktakuzës, tre të pandehurit, së bashku edhe me personin N.N, i panjohur për prokurorinë, në të njëjtin lokal, por pas dy ditësh, pra më 14 mars 2018, rreth orës 16:20, pasi paraprakisht kishin planifikuar veprimet e tyre, duke i ndarë rolet, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm dhe përvetësimit të pasurisë së huaj, ashtu që Ramqaj dhe Sahiti kishin hyrë brenda, derisa aty duke punuar kishte qenë e dëmtuara Besjana Sufaj.Sipas prokurorisë, Sahiti me armë e kishte kërcënuar me fjalë dhe e kishte sulmuar fizikisht të dëmtuarën duke e kapur për flokë dhe duke e goditur me tytë të revoles në kokë, por e dëmtuara kishte arritur të aktivizojë alarmin me ç’rast të pandehurit me përjashtim të një çamçakëzi nuk kishin arritur të marrin asgjë tjetër dhe kishin ikur nga vendi i ngjarjes.

    Siç pretendon prokuroria, derisa Sahiti e Ramqaj ishin brenda lokalit, jashtë tij, bënte roje e akuzuara Lirika Sahiti dhe personi N.N.Sahiti, përpos këtyre dy veprave, ngarkohej edhe për armëmbajtje pa leje, por për prokurorinë, arma e përdorur nuk ishte e njohur.

    Nga Rubrika
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku të hënën me bashkëpartiakët e tij, bëjnë homazhe te varri i ish-presidentit historik Ibrahim Rugova....
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota. Ai thotë se kanë investuar shumë në ushtri e mbrotje,...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij, Xhaferin dhe pensionistë të tjerë, ku ka premtuar se viti...
    Të tjera
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryetari i Podujevës Shpejtim Bulliqi, ka shprehur pikëllim për vdekjen e Hilmi Ukës, i cili ishte mësimdhënës dhe drejtor shkolle. Ai tha...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Ish-konkurrentët e edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova, Arioni dhe Diana janë fotografuar së bashku. Ata krijuan lidhje sa ishin...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Leo është bërë nervoz pasi dështoi në sfidën për kapitenin e javës. Madje ai thotë se Fitimit nuk i duhet asgjë avantazhi...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Në pikën kufitare në Merdarë, sot është paraqitur një autobus me targa vendore, ku gjatë kontrollit të mjetit, janë selektuar për skanim...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është shprehur se viti 2024 ka qenë viti i pasaportës së vendit tonë. Përmes një postimi në...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Në një bisedë me një gazetar, Ilir Tahiri, kandidati për deputet i PDK-së, shprehu shqetësimin për qëndrimet e Albin Kurtit ndaj UÇK-së....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.